A duhet ti kerkoj të lutet për mua atij që i jap sadaka dhe t'ia përmend arsyen e dhënies?

pyetje

A duhet t'i kerkoj të lutet për mua atij që i jap sadaka?

Jam e sëmure, Allahu ma ka mundësuar që të japë sadaka, kur jap sadaka e jap me njetin e shërimit dhe i tregoj atij që ia japë, e porosisë të lutët për shërimin tim. Pas kësaj, për një moment kam mënduar, ndoshta kjo ndikone në paksimin e shpërblimeve të sadakasë, sepse e kamë lënduar shpirtin e nevojtarit me kërkesen time për  t’u lutur për mua. Shpresoj qe mos të jetë paksim i shpërblimit nga unë më sadakanë time, sepse jam nevojshëm për t’u shëruar më shumë se i varferi për para.

                                              Përgjigjje

Nuk ka nevoj qe ta informosh të varfurin për semundjen tënde, mjafton njeti yt që sadakaja është për shërimin tënd. Ndikon në shperblim, sepse, e pritni nga ai porosinë, sikur ai është kompenzues. Gjithsesi, kërko dhe shpreso në shperblimin e përkryer nga Allahu. Allahu ne kur’an thotë:                                        Ø¥Ù†Ù…ا نطعمكم لوجه الله لا نريد منكم جزاء ولا شكورا

“Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. “El-Insan 9.

Besimtari nuk guxon qe zëmren e tij ta lidh për lutjet e të tjerve. Në qoftse luten për ty kjo është e mirë se ardhur,e nëse jo, lutja e besimtarit për veten  e tij është shumë më e mirë për të.                               

Allahu ju sherofte dhe ju Ruajte.

Allahu e di me se miri.

Hoxhë: Musli Zymberi

Shtroni këtu pyetjen tuaj
Shtroni këtu pyetjen tuaj
Emri juaj:
Tel.:
Email:
Titulli:
Hapësira për pyetje:
Ose na shkruani ne email: sherimislam@gmail.com.
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje