
A lejohet ta fshehë sëmundjen e magjisë kur dikush i ofron martesë?
Hoxhë i nderuar:
Kam një pyetje për ju:
Nëse një vajz është e sëmurë nga magjia, a lejohet ta fshehë sëmundjen e magjisë në kohen kur dikush i ofron martesë apo t’i tregoj atij për këtë sëmundje?
Përgjigje:
Në qofte se sëmundja nga magjia është e atillë që nuk e pengon burrin që të kënaqet me gruan e tij në tërësi dhe nuk ndikon në jetën bashkëshortore, mundet që mos t’i tregoj për sëmundjen e magjise atij që e kërkon për grua, e nëse ato janë prezente atëherë duhet të njoftohet për semundjen e magjise, e cila me rukje të vazhdueshme eleminohet inshaAllah.
Allahu e di më së miri.