Përse kjo faqe!

pse kjo faqeAjo që më shtyri  për të dalë me këtë faqe, për të diskutuar rreth realitetit të magjisë, janë disa faktorë. Do t’i përmendim disa prej tyre:
1. Përpjekja për të përmirësuar devijimet nga besimi i drejtë  islam tek shumë muslimanë të sotshëm shqiptarë. Duhet të kemi parasysh se  kjo temë fillimisht ka të bëjë me besimin-imanin, dhe se teprimi apo lënia mangët në këtë fushë bënë që njerëzit të largohen nga besimi i drejtë dhe shërimi i vërtetë islam.
Shkrimet e kësaj faqeje do të jenë të bazuara në studimet e dijetarëve të mëhershëm islam dhe atyre bashkëkohor, studime të cilat janë bërë nën dritën  e Kur’anit dhe Sunnetit dhe përvojës praktike në këtë fushë në mënyre që njerëzit ta shohin të vërtetën dhe të orientohen drejt saj.
2. Nevoja e madhe në kohët e fundit për të sistemuar dhe vendosur bazat e këtij shërimi tek ne (shqiptarët muslimanë) Shërimi nuk mund të ketë sukses përveçse me baza, rregulla, dispozita të çarta. Dihet mirë se çështja e shërimit islam është e ngjashme me çështjet e shkencave tjera islame.
3. Përhapja e sëmundjeve të cilat godasin shpirtin njerëzor siç janë: Epilepsia nga ana e xhinëve [sar’a] , magjia, hasedi-xhelozia dhe syri i keq.
4. Orientimi në një mase të madhe i njerëzve për t’u shëruar nga këto sëmundje në rrugë jo ligjore , me mjete dhe forma që janë në kundërshtim të plotë me mësimet e pastërta islame.
5. Orientimi i madh i njerëzve  për tek magjistarët, mashtruesit, falltarët dhe ata që ndihmohen me exhinë. Ky është një rrezik i madh për individin, familjen dhe shoqërinë tonë islame.
6. Sqarimi i mjeteve dhe metodave të drejta për shërimin e drejtë të bazuar në  Kur’an , Sunnet dhe tek selefi ynë.
7. Ngatërrimi i qëllimshëm  apo i pa qëllimshëm i gjërave tek shumë nga ata që i janë  bashkangjitur karvanit të shërimit dhe sqarimi i metodikës së vërtetë dhe të qëndrueshme që buron nga Kur’ani dhe Sunneti.
8. Largimin e shumë prej ideve  dhe botëkuptimeve të gabuara që kanë të bëjnë me shërimin dhe mënyrën e tij, të cilat janë të përhapura dhe qarkullojnë sot në mesin e shoqërisë tone dhe definimi i këtyre botëkuptimeve nga këndi i sheriatit islam.
9. Interesimi i madh i njerëzve për shërimin e ligjshëm islam dhe mungesa e një faqeje në internet ku njerëzit mund të orientohen dhe ta gjejnë atë që e kërkojnë.
10. Shërimi i magjisë dhe mesit prekjes së shejtanit ishte i kufizuar vetëm me magjistarë dhe mashtrues, saqë nuk ke kaluar, dhe nuk kalon, as sot e kësaj dite pranë shtëpive të magjistarëve perveç se do te shohësh një turmë  të madhe njerëzish që presin të shërohen nga ta. Dhe, në qoftë se i këshillon ti, ata i rrudhin krahët dhe thonë: Çfare të bëjmë? A ke ti ndonjë zgjidhje për shërimin e magjisë, apo ndonjë metodë për nxjerrjen e exhinit nga trupi i të sëmurit tonë?!
Ne këtë moment thirrësi islam ndeshet me realitetin aktual. Natyrisht nuk gjen një pergjegjje për këtë ,përveçse të thotë: [o Allah udhëzoje popullin tim se vërtetë ata nuk dinë]. Fatmirësisht, me gjithë realitetin e lartpërmendur deshi Allahu i Plotmëshirshëm që t’u vijë fundi këtyre errësirave të zeza të cilat i krijuan magjistarët, errësira të cilat filluan të zhduken nën rrezet e dritës së Kur’anit dhe Sunnetit. Doli në shesh shërimi me fjalët e Allahut të Lartësuar, fjalë të cilat  nuk mundi t’i përballoj as kodra e mali, e lere më magjistarët dhe magjitë e tyre të mallkuara.
E, kur sheh ti se si exhinët dorëzohen para Kur’anit dhe Sunnetit të Muhammedit alejhi selam , dalin nga trupat e njerëzve, dhe sheh se si magjia fillon duke e humbur efektin e saj, dhe shkatërrohet me lejen e Allahut, e kjo është një mirësi (shkatërrimi i maxhisë) që vetëm Allahut i takon merita, thotë Allahu i Madhërishëm: “Ndaj ,u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra falënderimi i qoftë Zotit të botëve” . El-Enam-45

Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje