Arsyeja e ekzistimit të kësaj faqe, për të diskutuar rreth realitetit të magjisë, përbëhet nga disa faktorë. Do t’i përmendim disa prej tyre:
1. Përpjekja për të përmirësuar devijimet nga besimi i drejtë islam tek shumë muslimanë të sotshëm shqiptarë. Duhet të kemi parasysh se kjo temë fillimisht ka të bëjë me besimin-imanin, dhe se teprimi apo lënia mangët në këtë fushë bënë që njerëzit të largohen nga besimi i drejtë dhe shërimi i vërtetë islam.
Shkrimet e kësaj faqeje do të jenë të bazuara në studimet e dijetarëve të mëhershëm islam dhe atyre bashkëkohor, studime të cilat janë bërë nën dritën e Kur’anit dhe Sunnetit dhe përvojës praktike në këtë fushë në mënyre që njerëzit ta shohin të vërtetën dhe të orientohen drejt saj.
2. Nevoja e madhe në kohët e fundit për të sistemuar dhe vendosur bazat e këtij shërimi tek ne (shqiptarët muslimanë) Shërimi nuk mund të ketë sukses përveçse me baza, rregulla, dispozita të çarta. Dihet mirë se çështja e shërimit islam është e ngjashme me çështjet e shkencave tjera islame.
3. Përhapja e sëmundjeve të cilat godasin shpirtin njerëzor siç janë: Epilepsia nga ana e xhinëve [sar’a] , magjia, hasedi-xhelozia dhe syri i keq.
4. Orientimi në një mase të madhe i njerëzve për t’u shëruar nga këto sëmundje në rrugë jo ligjore , me mjete dhe forma që janë në kundërshtim të plotë me mësimet e pastërta islame.
5. Orientimi i madh i njerëzve për tek magjistarët, mashtruesit, falltarët dhe ata që ndihmohen me exhinë. Ky është një rrezik i madh për individin, familjen dhe shoqërinë tonë islame.
6. Sqarimi i mjeteve dhe metodave të drejta për shërimin e drejtë të bazuar në Kur’an , Sunnet dhe tek selefi ynë.
7. Ngatërrimi i qëllimshëm apo i pa qëllimshëm i gjërave tek shumë nga ata që i janë bashkangjitur karvanit të shërimit dhe sqarimi i metodikës së vërtetë dhe të qëndrueshme që buron nga Kur’ani dhe Sunneti.
8. Largimin e shumë prej ideve dhe botëkuptimeve të gabuara që kanë të bëjnë me shërimin dhe mënyrën e tij, të cilat janë të përhapura dhe qarkullojnë sot në mesin e shoqërisë tone dhe definimi i këtyre botëkuptimeve nga këndi i sheriatit islam.
9. Interesimi i madh i njerëzve për shërimin e ligjshëm islam dhe mungesa e një faqeje në internet ku njerëzit mund të orientohen dhe ta gjejnë atë që e kërkojnë.
10. Shërimi i magjisë dhe mesit prekjes së shejtanit ishte i kufizuar vetëm me magjistarë dhe mashtrues, saqë nuk ke kaluar, dhe nuk kalon, as sot e kësaj dite pranë shtëpive të magjistarëve perveç se do te shohësh një turmë të madhe njerëzish që presin të shërohen nga ta. Dhe, në qoftë se i këshillon ti, ata i rrudhin krahët dhe thonë: Çfare të bëjmë? A ke ti ndonjë zgjidhje për shërimin e magjisë, apo ndonjë metodë për nxjerrjen e exhinit nga trupi i të sëmurit tonë?!
Ne këtë moment thirrësi islam ndeshet me realitetin aktual. Natyrisht nuk gjen një pergjegjje për këtë ,përveçse të thotë: [o Allah udhëzoje popullin tim se vërtetë ata nuk dinë]. Fatmirësisht, me gjithë realitetin e lartpërmendur deshi Allahu i Plotmëshirshëm që t’u vijë fundi këtyre errësirave të zeza të cilat i krijuan magjistarët, errësira të cilat filluan të zhduken nën rrezet e dritës së Kur’anit dhe Sunnetit. Doli në shesh shërimi me fjalët e Allahut të Lartësuar, fjalë të cilat nuk mundi t’i përballoj as kodra e mali, e lere më magjistarët dhe magjitë e tyre të mallkuara.
E, kur sheh ti se si exhinët dorëzohen para Kur’anit dhe Sunnetit të Muhammedit alejhi selam , dalin nga trupat e njerëzve, dhe sheh se si magjia fillon duke e humbur efektin e saj, dhe shkatërrohet me lejen e Allahut, e kjo është një mirësi (shkatërrimi i maxhisë) që vetëm Allahut i takon merita, thotë Allahu i Madhërishëm: “Ndaj ,u zhduk mbeturina e fundit e popullit mizor, pra falënderimi i qoftë Zotit të botëve” . El-Enam-45
1. El-Hafidh ibnu Haxher, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në këto Fjalë të Allahut: “…Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni mosbesimtarë…” [El-Bekare: 102] është shenjë që mësimi i sihrit është kufër.”[1] 2. Ibn Kudame, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të mësuarit e sihrit dhe të mësuarit dikë tjetër mbi atë është kufër dhe ne nuk njohim kurrfarë divergjence te ulemaja mbi këtë çështje. Bashkëmendimtarët tanë janë edhe (Hanbelijtë) të cilët thonë: “Sihirbazi i cili ia mëson dikujt sihrin apo e bënë atë, konsiderohet mosbesimtar pa e pasur parasysh se a e konsideron atë të ndaluar apo të lejuar.”[2] 3. Ebu Abdullah Er-Razi ka thënë: “Studimi mbi sihrin nuk është asgjë e keqe dhe e qortuar. Dijetarët janë pajtuar me këtë. Shkak për këtë është fakti që shkenca vetëvetiu është diçka e ndershme, këto janë fjalët e :UAllahut “…Thuaj: ‘A janë ata që dinë njësoj me ata që nuk dinë?’…” [El-Zummer, 9]. Prandaj nëse nuk do ta kishim studijuar sihrin, si do të dinim që ta dallonim nga mu’xhiza. Jemi të obliguar që ta dimë se çka e bënë mu’xhizën mux’xhizë. Ajo që vaxhibin e bën të tërësishëm konsiderohet vaxhib, e ajo që është vaxhib, as nuk mund të jetë haram e as e qortuar.” 4. Hafiz Ibnu Kethir, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Fjalët e Er-Raziut janë diskutabile nga disa aspekte. Njëri nga ata është: Fjalët e tij “studimi i sihrit nuk është i qortuar”. Nëse mendon që ajo nuk është e qortuar nga aspekti mendor, atëherë atë e kundërshtojnë Mu’tezilët të cilët e ndalojnë atë, e nëse mendon nga aspekti i sheriatit atëherë përgjigjen e ka në këtë ajet të çmuar “…Ata ndoqën atë që Shejtanët e nxorrën (në mënyrë të rreme nga magjia) në kohën e sundimit të Sulejmanit…” [El-Bekare, 102], ku qartë mund të vërehet qortimi i mësimit të sihrit. Gjithashtu përgjigja gjendet edhe në hadithin sahih: “Ai i cili shkon te magjistari apo falltori, e ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit.”[4] Në “Sunen” thuhet: “Ai i cili lidh nyjen dhe fryen në atë, ka bërë sihër.” Sa i përket fjalëve të tij: “Të gjithë pajtohen që nuk është i ndaluar të mësuarit e sihrit, si mund të thuhet përkrah ajeteve dhe haditheve që i kemi paraqitur, që nuk është e ndaluar? Që të mund të thuhej se ulemaja është i një mendimi në lidhje me sihrin, duhet argumentuar se me qëndrim të tillë janë pajtuar dijetarët më eminent islam, ose bile shumica e tyre? Sa i përket klasifikimit të sihrit në përmbajtjen e ajetit Kur’anor: “…Thuaj: ‘A janë ata që dinë njësoj me ata që nuk dinë?’…” [El-Zummer, 9] mund të thuhet që ky ajet udhëzon në lavdërimin e studiuesit në shkencat e sheriatit. Mandej mund të potencojmë se të mësuarit e sihrit është obligim që të mund ta dallonim muxhizën nga ai. Mendimi i tillë është i dobët, ose thënë më rçartë, i parregullt, sepse mu’xhiza më madhështore e të Dërguarit tonë është Kur’ani për të cilin gënjeshtra është e huaj dhe i cili është nga i Urti dhe i Lavdëruari. Njohja e mbinatyralitetit të tij nuk themelohet mbi njohjen e sihrit. Mandej është e njohur që as’habët, tabi’inët, dhe shkencëtarët islam e kanë dalluar mu’xhizën nga ajo që nuk është mu’xhize. Dhe nuk kanë mësuar as nuk e kanë mësuar dikë mbi sihrin. Allahu më së miri e di.[5] 5. Ebu Hajjan në “El-Bahrul-Muhit” ka thënë: “Gjykimi mbi të mësuarit e sihrit mund të vështrohet kështu: Nëse me mësimin e sihrit madhërohet diç ose dikush në vend të Allahut, siç janë yjet dhe shjetanët, duke e pasur parasysh atë që ka thënë Allahu i Lartësuar, mund të përfundojmë që kjo padyshim është kufër. Nuk është e lejuar të mësohet as të punohet sipas tij (sihrit), sepse qëllimi i mësimit të tij është gjakderdhja dhe ndarja e bashkëshortëve dhe miqve. Nëse asgjë nga të lartpërmendurat nuk është qëllim, por prapë ekziston mundësia të bëhet, megjithatë nuk është i lejuar mësimi i sihrit as të vepruarit sipas tij. Ajo që për bazë ka mashtrimin, gënjeshtrën dhe fallin nuk është e lejuar të mësohet e as të veprohet sipas tij, sepse të gjitha këto janë rrugë e gabuar. Por, nëse për qëllim e ka t’i tregojë botës sesa i shkathët dhe sa i shpejtë është dhe për të zbavitur dhe dëfryer, atëherë me këtë rast mësimi i sihrit vetëm është i qortuar. Kam thënë: “Kjo përgjigje është e mirë dhe meriton lavdata dhe është dashur të bazohemi në të.” |
1. Esh-Sha’bi ka thënë: “Nuk pengon nëse ka të bëjë me magji të vjetra arabe, derisa Hasan El-Basriu e urren largimin e sihrit në mënyrë të tillë.[1] “Kam thënë se shërimi me magji është mënyra e shërimit të atij për të cilin konsiderohet se i ka bërë dikush sihër ose e ka sulmuar xhinni.” 2. Ibn Kudame, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket atij i cili e largon sihrin nga i sëmuri nëpërmjet Kur’anit, duasë apo të folurit në të cilin nuk ka dëm, atëherë nuk pengon, por nëse kjo bëhet përmes diçkaje që në vete ka shenja të sihrit, këtë Ahmed ibn Hanbeli e ka ndaluar.”[2] 3. El-Hafiz Ibn Haxher, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjalët e të Dërguarit r: “Shërimi me magji i përket veprës së shejtanit” udhëzojnë në atë që kush e ka qëllimin e mirë, do të bëhet mirë, e kush e ka qëllimin e keq, do të bëhet keq. Ekzistojnë dy lloje të shërimit.[3] Kam thënë: “Kjo është e vërtetë, ekzistojnë dy lloje të shërimit. I pari: shërimi i lejuar, e ky është të larguarit e sihrit me Kur’an, me dua dhe me dhikrin e caktuar. I dyti: shërimi i ndaluar; e ky është largimi i sihrit me sihër, të kërkuarit e ndihmës nga shejtani, të ndihmuarit me të njëjtin, përpjekja për t’iu afruar atyre dhe për t’i kënaqur. Ekziston mundësia që i Dërguari r ka menduar mbi këtë lloj të sihrit, kur ka thënë: “Të shëruarit me magji është vepër e shejtanit.” Si atëherë mund të jetë i lejuar ky lloj i shërimit, kur i Dërguari r e ka ndaluar jo vetëm me këtë hadith por edhe me të tjerët, siç është ai në të cilin përmendet vajtja te sihirbazi dhe falltori, andaj thuhet që ai i cili u beson atyre e ka mohuar atë me çka ka ardhur i Dërguari. |
Hadithi i Parë:عن أبى هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله علية وسلم قال :" اجتنبوا السبع الموبقات قالوا : يا رسول الله وما هن ؟ قال : "الشرك بالله ، والسحر ، وقتل النفس التي حرم الله إلا بالحق، وأكل الربا ، وأكل مال اليتيم ، والتولي يوم الزحف ، وقذف المحصنات الغافلات المؤمناتTransmetohet nga Ebu Hurejra se i dërguari i Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem)ka thënë: “Largohuni shtat gjërave shkatërruese.” I thanë: O iDërguar i All-llahut cilat janë ato? Ai u përgjigj: “Shirku në Allahun,magjia, vrasja e njeriut që e ka ndaluar All-llahu veçse me tëdrejtë, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, kthimimbrapsht nga fushëbeteja, shpifja ndaj ‘’el muhsanat “ ,apo grave besimtare të mira e të pafajshme.” Buhariu: 2766, Muslimi: 89.”.Hadithi i Dytë:عن أبي هريرة - رضي الله عنه - قال : قال رسول الله صلى الله عليه وسلم( من أتى عرافا أو كاهنا فصدقه بما يقول ، فقد كفر بما أنزل على محمد )Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të i cili ka thënë se ,ka thënë i derguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të:”kush shkon tek urafi apo kahini dhe i beson asaj qe thotë ,ka mohuar ate qe i ka zbritur Muhammedit a.s.”.Transmeton imam Ahmedi,Shejh Albani thotë hadithi është sahih.Hadithi i Tretë:عن أبي هريرة - رضي الله عنه - قال : قال رسول الله صلى الله عليه وسلممن أتى كاهنا فصدقه بما يقول ، أو أتى امرأة حائضا ، أو أتى امرأة في دبرها ، فقد بريء مما أنزل على محمدTransmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qofte i kënaqur me të, se ,i dërguari I Allahut ka thënë:Kush shkon tek falltori dhe i beson ne atë qe e thotë ,apo kush bën mardhënie intime me gruan e tij gjatë menstruacioneve,apo kush bën mardhënie me gruan e tij në anus ,ai është plotësishtë I distancuar dhe larg nga (kur’ani) ajo qe i ka zbritur Muhammedit alejhisselam .Sahihul Xhami-5942.Hadithi i Katërt:عن بعض أمهات المؤمنين : قال رسول الله صلى الله عليه وسلممن أتى عرافا فسأله عن شئ ، لم تقبل له صلاة أربعين ليلةTransmetohet nga disa nëna të besimtarve se I dërguari i Allahut ka thënë:‘’Ai i cili shkon tek falltori dhe e pyet atë për diçka (për ndonjë fshehtësi prej fshehtësive të Allahut, (që nuk ka njohuri për të askush përveq Allahut) nuk i pranohet (pyetësit ) namazi dyzet netë të plota’’.Sahihul Xhami-5940.Hadithi i Pestë:عن أبي موسى رضي الله عنه قا ل :قا ل رسول الله صلى الله عليه و سلم :لا يدخل الجنة مد من خمر ,و لا مؤ من بسحر ,و لا قا طع رحمTransmetohet nga Ebu Musa Allahu qoftë I kënaqur me të, i cili ka thënë se, ka thënë i derguari i Allahut:‘’Nuk ka për të hyrë në xhennet përdoruesi i rakise,as ai i cili beson në magji(nuk eshte për qëllim ketu ai i cili beson se magjia ekziston dhe ka ndikim ne trupin e neriut ,por është për qëllim ai cili beson ne atë se ndikimi i magjisë është jashtë deshires dhe vullnetit të Allahut,ai cili beson ne këtë nuk ka për të hyrë në xhennet) dhe as ai i cili i ndërpret lidhjet familjare’’. Silsile daife-1464Hadithi i Gjashtë:عن معاوية بن الحكم – رضي الله عنه-قال: قال رسوا الله صلى الله عليه و سلم: لا تأتوا الكهانTransmetohet nga Mervan bin Elhakemi Allahu qoftë i kënaqur me te se ka thënë i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ‘’Mos shkoni te falltorte’’. Sahihul Xhamii 7180.Hadithi I Shtatë:عن ابن عباس- رضي الله عنه – قال: قال رسو ل الله صلى الله عليه و سلم : من اقتبس علما من النجوم اقتبس شعبة من السحر.‘’Kush mëson diçka nga shkenca e yjeve astrologji (shkenca e ndikimt të yjeve për të keq dmth magji,dhe jo atë të lehtësimit me të cilat njerëzit orientohen në tokë dhe det)veq ka mësuar një degë prej degëve të magjisë” .Transmeton Daudi ,ibn Maxheh dhe saktësoi shejh Albani.Hadithi i Tetë:عن عمران بن حصين رضي الله عنه قال: قال رسول الله صلى الله عليه و سلم: ليس منا من تطير و لا من تطير له ,أو تكهنأ و تكهن له , أو تسحر أو تسحر له .Transmetohet nga Imran iben Husejn r.a.se ka thënë i dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: ‘’Nuk është prej nesh(nuk është në rrugën islame)kush beson parashikimin në të fshehtën,ose kërkon nga një tjetër këtë gjë,ai i cili qet fall ,ose ai qe kërkon ti hidhet fall,ose bën magji ,ose shkon te magjistari qe ti bëjë magji dikujt’’. Silsile Sahiha e Shejh Albanit -2195.Hadithi i Nëntëعن عائشة رضي الله عنها قالت : سأل ناس رسول الله صلى الله عليه و سلم عن الكهان فقال :ليس بشيء ، فقالوا :يا رسول الله ، إنهم يحد ثوننا أحيانا بشيء فيكون حقا ، فقال رسول الله صلى الله عليه و سلم : تلك الكلمة من الحق يخطفها الجني فيقرها في أذن وليه ، فيخلطون معها مائة كذبة .Transmetohet nga Aishja radiAllahu anha ,se ka thënë ‘’Dikush e pyeti Muhammedin ,sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ,për falltorët? Ai tha : ‘’Ata nuk janë asgjë’’ I thanë shokët e tij : ‘’O i dërguar i Allahut ,ata na flasin për disa gjëra të cilat ndodhin ashtu sikurse thonë!’’ Tha ai: ‘’Ato janë fjalë të vërteta ,të cilat i vjedhin xhindët dhe pastaj i hedhin në veshët e dashamirëve të tyre ,kurse këta përmes atyre fjalëve përziejnë njëqind gënjeshtra’’. Transmeton Imam Buhariu -3210 Muslimi-2228.Këto janë disa nga shumë hadithet e pejgamberit alejhis selam tëcilat tregojnë shumë çartë mbi ekzistimin e magjisë dhe ndalimin e të marrurit me magji. |
Argumente nga Kur’ani mbi ekzistimin e magjisePadyshim,kur’ani na solli argumente te shumta ,te fuqishme dhe bindese se magjia ka ekzistuar dhe ekziston.Allahu subhanehu ue teala tregon se edhe te dashurit e Tij ,pejgamberet iu kane ekspozuar rreziqeve te magjise,e prej tyre Musau alejhi selam e pejgamber te tjere.Allahu i mbrojti te derguarit e Tij nga magjia,por, kjo(sprove e pejgamberve me magji)ishte nje sinjale dhe tregues i qarte per mbare njerzimin se magjia ekziston nga koherat e hershme,ekziston edhe sot,dhe do te jete prezente deri ne fundin e kesaj bote.Andaj, ne duhet te kerkojme mbrojtje nga Allahu dhe vetem nga Allahu nga kjo e keqe e quajtur magji.Ne do ti permendim me poshte disa ajete kur’anore e qe jane argumente te fuqishme mbi ekzistimin e magjise apo sihrit.وَاتَّبَعُواْ مَا تَتْلُواْ الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَسُلَيْمَانُ وَلَـكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَالسِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَوَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْفَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِوَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ وَيَتَعَلَّمُونَمَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُمَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْاْ بِهِأَنفُسَهُمْ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.El Bekare 102.Ajeti tjeter:فَلَمَّا أَلْقَواْ قَالَمُوسَى مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ إِنَّ اللّهَ سَيُبْطِلُهُ إِنَّ اللّهَ لاَ يُصْلِحُعَمَلَ الْمُفْسِدِينَE kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve. Junus 81.Ajeti tjeter:فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُّوسَىقُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَأَنتَ الْأَعْلَىوَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا إِنَّمَا صَنَعُواكَيْدُ سَاحِرٍ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىE Musai ndjeu në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: "Mos ki frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!" Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë. Ta Ha 67/68/69.Ajeti tjeter:وَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَايَأْفِكُونَفَوَقَعَ الْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَفَغُلِبُواْهُنَالِكَ وَانقَلَبُواْ صَاغِرِينَوَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَقَالُواْ آمَنَّا بِرِبِّ الْعَالَمِينَرَبِّ مُوسَى وَهَارُونَE ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur . Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. . Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde . Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,. Zotit të Musait dhe të Harunit!" Araf-117/118/119/120/121/122. |
SHQYRTIMI I PARË Shkaqet e armiqësisë,historia dhe ashpërsia e saj Armiqësia në mes njeriut dhe shejtanit,është me rrënje të thella.Historia e saj kthehet në ditën në të cilën Allahu krijoi Ademin dhe para se t’i dhuronte shpirtin. Transmeton Muslimi nga Enesi,radiAllahu anhu,se Muhammedi,sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,tha: ’’Kur e krijoi Allahu trupin e Ademit ne Xhennet,e la ashtu një kohë sa Ai dëshiroi.Iblisi filloi t’i afrohet e të shikojë se ç’është ai.Kur e pa se është i zbrazët,e kuptoi se është një krijesë jolabile’’. Kur Allahu i dhuroi Ademit shpirtin dhe i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde atij,iblisi adhuronte Allahun me meleket e qiellit,kështu që ky urdhër e përfshiu edhe atë,por ai e pa vetën të madh,bëri mëndjemadhësi dhe refuzoi t’i bëjë sexhde atij: ’’...{Iblisi} iu përgjigj: ‘’Unë jam më i mirë se ai (Ademi).Ti më krijove nga balta.’’(Al A’raf: 12). Kur babai ynë Ademi (alejhis-selam) i hapi sytë,gjeti para vetes respektin më të lartë.Ai i gjeti melekët duke i bërë sexhde,por ai gjeti edhe një armik të rrezikshëm,i cili i kanoset atij dhe pasardhësve të tij që t’i shkatërroj dhe t’i devijojë. Pas kësaj,Allahu e largoi iblisin nga Xhenneti i përhershëm si shkak i mëndjemadhësisë se tij dhe i premtoi se do ta lë të gjallë deri në Ditën e Kijametit:’’(Iblisi) tha: ‘’Më jep kohë deri Ditën kur ata do të ngrihen përsëri (të ngjallen krijesat Ditën e Ringjalljes).(Allahu) tha: ’’Ti je prej atyre që u është dhënë afat.’’ (Al A’raf:14-15).Ky i mallkuar u betua se do t’i devijojë bijtë e Ademit:’’(Iblisi) tha:’’Për shkak se më flakë mua,vërtet që unë do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në Rrugën Tënde të Drejtë.Pastaj do t’u afrohem atyre përballë dhe pas shpine,nga djathta dhe nga e majta dhe Ti do të shohësh shumicën e tyre të mos jenë falendëruesit e Tu ( nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).’’(Al A’raf:16-17).Kjo fjalë e tij sqaron masën e mundit që ai shpenzon në devijimin e njerëzimit.Ai u del para atyre nga çdo rrugë,nga ana e djatht e nga ana e majta,para dhe prapa, d.m.th.,nga të gjitha anët. Tha Zemhasheriu duke komentuar këtë ajet: ‘’Pastaj do t’u vijë atyre nga të katër anët,nga të cilat anë në të shumtën e rastëve vjen armiku dhe ky është shembulli i pëshpëritjes së tij dhe i hijeshimit të punës së tyre sa të ketë mundësi,sikurse thuhet në fjalën e Allahut:’’Dhe shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit vazhdimisht,atë që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur ose duke u bërë veseve me këngë,muzikë, biseda boshe,sharje dhe thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën e bindjës ndaj Allahut),sulmoji ata me kalorësinë tënde ( me të gjitha mjetet e mënyrat)...’’(El Isra:64). Qortimi i Allahut kundër shejtanit Kur’ani gjërësisht na tërheqi vërejtjen kundër shejtanit,si shkak i trazirës së madhe të tij,zotësisë së tij për devijim dhe nxitjes së vazhdueshme të tij:’’O Bij të Ademit! Mos lejoni t’ju mashtrojë shejtani...’’(Al A’raf:27), ‘’Vërtet që shejtani është armik për ju,kështu që merreni atë vërtet si armik...’’ (El Fatir: 6), ‘’...Dhe kushdo që zgjedh Shejtanin si mbrojtës e si mik në vend të Allahut,padyshim që ai ka pësuar humbje të qartë.’’ (An Nisa’: 119).Armiqësia e shejtanit nuk ndryshon dhe nuk merr fund,sepse siaps tij,shkak i largimit të tij nga Xhenneti dhe shkak i mallkimit të tij,është njeriu (Ademi),kështu që ai dëshiron gjithsesi të hakmirret kundër Ademit dhe pasardhësve të tij:’’Iblisi tha: ‘’E sheh ?Këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua,nëse Ti më jep mua afat ( dhe më lë të jetoj) deri në Ditën e Kijametit,unë padyshim që do t’i kap dhe do t’i gaboj pasardhësit e tij (Ademit) të gjithë,përveç një pakice!’’ (El Isra:62). Disa njerëz i kanë dhënë shumë rëndësi të metave dhe mëkatëve të shpirtit,por nuk i kushtojnë kujdes të madh njohjes së këtij armiku të palodhshëm. |
Ekzistojnë shfaqje dhe krijesa për të cilat Allahu i Lartësuar nuk na ka njoftuar,e as që e ka bërë të aftë arsyen të depërtojë në atë botë të padukshme.Pra,për këtë botë është e domosdoshme të pranojmë atë që na ka mësuar Allahu i Lartësuar,i Cili e ka krijuar atë dhe ekskluzivisht vetëm Ai e njeh sistemin sipas të cilit funksionon ajo botë.Në këtë kontekst,në Kuran përmendet ky ajet: مَا أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ الْمُضِلِّينَ عَضُدًا ’’Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre,e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.’’El-Kehf,51. Nga ajeti mund të kuptojmë se procesi i krijimit të qiejve,Tokës dhe njeriut është fshehtësi dhe e panjohur për ne,andaj askush nuk ka të drejtë të hapë analizë për këto çështje të mbyllura,pasi në këtë mënyrë ato na largojnë nga e vërteta. Prandaj,nëse ndokush fillon të diskutojë rreth sistemit sipas të cilit funksionojnë xhinët dhe melekët,si dhe hap shqyrtime për krijimin e botës dhe njeriut dhe gjithë këtë e bën duke kundërshtuar atë që na ka lajmëruar i Lartësuari,duhet vetëm të kërkojmë të na paraqesë argumente në favorë të ‘’pretendimit’’të tij. Andaj,nëse ato janë vetëm supozime dhe hamendje,duhen refuzuar plotësisht,e nëse bëhet fjalë për teori,e cila ka argument material,atëherë kjo duhet marrë në kosideratë dhe duhet shqyrtuar. Ndonjëherë,për të vërtetuar ndonjë teori,njerëzit përdorin edhe argumente të rrejshme.Kështu,shkencëtarët nga Universiteti ‘’Kalifornia’’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para disa viteve kanë shpallur se kanë gjetur karrigen e cila mungon në zingjirin i cili ‘’argumenton’’ se njeriu ka prejardhje nga majmuni.Kur u është parashtruar pyetja se cili është argumenti i tyre,ata kanë thënë se gjatë gërmimit kanë gjetur një kafkë të njeriut,por nofulla është e majmunit. Po ashtu, kanë shpallur se kanë gjetur kafkë të majmunit,e cila përmban në vete nofull të njeriut.Ndaj,këta shkënctarë pretendonin se kanë’’zbuluar’’ karrigen e vetme të pazbuluar në zingjir e cila vërteton teorinë e Darvinit për evolucionin.Eshtë publikuar lajmi se univesiteti i lartpërmendur i ka blerë këto kafka nga një shkenctarë,gjeolog,me çmim prej dhjetë milion dollarësh. Mirëpo,kur këto kafka u vunë në analizë shkencore serioze nga ekspertë të nivelit më të lartë,atëherë u zbulua mashtrimi.U vërtetua se shkenctari i cekur,gjeolog,me një precizitet të lartë,ka arritur të bashkojë kafkën e njeriut me nofullën e majmunit,si dhe kafkën e majmunit me nofullën e njeriut,gjë që në analizën e parë Univerziteti i Kalifornisë nuk ka arritur ta zbulojë. Prandaj,ky argument material i ofruar në favor të forcimit të teorisë së Darvinit për evulucionin është në kundërshtim me versionin e Kuranit për krijimin e njeriut. Pra,është bërë fjalë për një argument të rrejshëm të cilin e ka pergaditur mashtruesi i shkathët,qëllimi i të cilit ka qenë të mashtroë njerëzimin në përgjithësi. E sikur arsyeja të bindet dhe të nënshtrohet para asaj që na ka treguar Allahu i Lartësuar në lidhje me temat e përmenduar,do t’ia lehtësonte shumë vetes dhe do t’ia hiqte barrën e brengës rreth hulumtimeve,të cilat ne fund nuk do të na sjellin asnjë rezultat. Të gjitha hulumtimet jasht kornizave të materies paraqesin vetëm supozime të thjeshta të cilat nuk zotërojnë argumente te forta,andaj edhe nuk mund të na sjellin deri tek e vërteta. |
Shkarkoni Duatë e Shërimit