Pyetje: Babai im vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje nervore, ndaj vendosëm ta shtronim në spital për kurim , mirëpo njëri prej të afërmëve tanë na sugjeroi që të shkonim tek një grua , e cila ua dinte ilaçin këtyre sëmundjeve dhe mjaftonte që t’i jepnim vetëm emrin e të sëmuarit e ajo do të na tregonte emrin e sëmundjes dhe ilaçin e duhur. A lejohet të shkojmë tek njerëz të tillë ?
Përgjigje: Gruaja përmendur në pyetje nuk është gjë tjetër veër veçse një prej falltorëve dhe magjistarëve , të cilët pretendojnë se dine Dijen e Fshehtë (El-gajb)2 dhe kërkojnë ndihmë prej xhindëve.
Për të shëruar sëmundje të tilla , ndaj besimi I fjalëve të tyre apo shkuarja tek ta për shërimin e sëmundjeve janë të ndaluara rreptësisht. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Nuk pranohet namazi dyzetë ditë rrjesht atij që shkon tek një falltor për ta pyetur për diçka. “ {Trans. Muslimi}
“Kush shkon tek një falltor apo magjistar dhe I beson fjalët e tok , ka mohuar atë që I është shpallur Muhammedit. “
Hadhithet që trajtojnë këtë temë janë të shumtë . Detyre jonë është që t’I luftojmë këta sharlatanë dhe të paralajmrërojmë të tjerët që të mos bien në grackën e tyre. Në të njejtën kohë duhet të lajmërojmë organet shtetërore kompetente, në mënyrë që këta mashtruesë të marrin dënimin e merituar. 3 Lënia pas dore e kësaj detyre sjell pasoja tepër të dëmshme për shoqërinë , sepse shumica e njerëzve , si pasojë e injorancës së tyre , nuk e dine realitetin e këtyre njerëzve dhe mund t’u besojnë lehtësisht fjalëve dhe gënjeshtrave të tyre. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
“Kush sheh një të keqe , duhet të mundohet ta ndryshojë me dorën e tij: nëse nuk ka mundësi , le ta ndryshojë me gjuhën e tij: nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me zemrën e tij. Mirëpo ky është besimi më I dobët. “ {Trans. Muslimi}
ibn Bazi