Vlera e përkujtimit të Allahut dhe frytet e tij

PDFPrintoE-mail

Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

Të përmendurit e All-llahut është më e madhe.” (el-Ankebut, 45)

Më kujtoni Mua, t'ju kujtoj edhe unë.” (el-Bekare, 152)

Dhe në vete përmende Zotin tënd, me përulje dhe ven­dos­­mëri dhe pa e ngritur zërin lart, në agim dhe në muzg, dhe mos jij nga indiferentët.” (el-A’raf, 205)

Dhe përmendeni All-llahun shpesh, ndoshta do të shpë-toni.” (el-Xhumuah, 10)

Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e be­sim­tareve, edhe të dëgjueshmëve e të dëgjueshmeve, edhe të sinqertëve e të sinqertave, edhe durimtarëve e du­rimtareve, edhe të përulurve e të përulurave, edhe meshkujve që japin sadaka edhe femrave që japin sada­ka, edhe meshkujve që agjërojnë edhe femrave që agjë­roj­në, edhe meshkujve që kujdesen për pjesët e turp­shme të trupit të vet edhe femrave që kujdesen për pje­sët e turpshme të trupit të vet, edhe meshkujve që e për­­mendin All-llahun shpesh si edhe femrave, All-llahu me të vërtetë u ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.” (el-Ahzab, 35)

O besimtarë, kujtone shpesh All-llahun! Dhe atë ma­dhë­rone në mëngjes e në mbrëmje.” (el-Ahzab, 41-42)

Ajetet për këtë kapitull janë të shumta dhe të njohura.

Për vleren e përmëndjes se Allahut hadithet e Muhammedit alejhisselam janë të shumta nder to:

Nga Ebu Ejjub el-Ensarij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë dhjetë herë: Nuk ka zot tjetër për-veç All-llahut të Vetëm. Ai s’ka shok. Atij i takon sundimi dhe fa­lënderimi. Ai është i Gjithëfuqishëm, është sikur t’i falë (nga robë­ria) katër individë nga pasardhësit e Ismailit.”

(Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. më ka thënë: “A të të njoftoj me fjalët më të dashu­ra për All-llahun? Fjalët më të dashura të All-llahut janë: “Subha­nall-llahi ue bihamdihi” (Madhëria dhe falënderimi i përkasin All-llahut të madhëruar.)

(Transmeton Muslimi)

Nga Ebu Malik el-Esh’arij r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dër­guari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e ima­nit, el-hamdu lil-lahi mbush peshojën, kurse subhanall-llahi uel-hamdu lil-lahi mbush çdo gjë ndërmjet qiejve dhe tokës.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Sa’d iben Ebi Uekkasi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një be­du­in erdhi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: “Mësomë të them ndonjë fjalë!” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Thuaj: “Lâ ilâhe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, All-llahu ekberu kebiren, uel-hamdu lil-lahi kethiren, ue subhanall-llahu rabbil-alemine, ue la havle ue la kuuete il-la bil-lahi-l-azizil-hakim.” (Nuk ka Zot përveç të vetmit All-llah që nuk ka shoqërues, All-llahu është më i Madhi në madhërinë e Vet, për All-llahun qofshin falënderimet e shumta, Lavdia i qoftë All-llahut, krijuesit të botëve. Nuk ka fuqi as forcë pa All-llahun, të Lavdishëm dhe të Urtë). Beduini tha: “Të gjitha këto janë të Krijuesit tim e ç’është e imja?” (Pejgamberi s.a.v.s.) Ka thënë. “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më përudh dhe më furnizo.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Theubani r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-lla­hut, kur e përfundonte namazin, tri herë kërkonte falje, e pastaj thonte: “All-llahu im! Ti je selam dhe nga Ti është selami, bekimi qof­të mbi Ty, o zotërues i madhërisë dhe bujarisë.” Kur është pye­tur el-Euzaija, një nga transmetuesit e hadithit: “Si kër­ko­het falje (istigfar)?” Ai ka thënë: “Thuhet: Estagirull-llahe, estag­fi­rull-llahe” (e lus All-llahun për falje).”

(Transmeton Muslimi)

Nga Mugire b. Shu’beh r.a. transmetohet se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. pas përfundimit të namazit dhe dhënies selam ka thënë: “La ilahe il-lall-llahu uahdehu la sherike lehu, lehul-mulku ue lehu-l-hamdu ue huve ala kul-li shej’in kadir. All-llahume la mânia lima a’atajte, ue la mu’tije lima mena’te, ue la jenfeu dhel-xheddi min­ke-l-xheddu.” (Nuk ka Zot tjetër përveç të Vetmit All-llah, që nuk ka shoqërues në asgjë, i Tij është tërë sundimi dhe vetëm Atij i për­ket tërë falënderimi dhe lavdia. Ai është sundues i gjithmundshëm i çdo gjëje. All-llahu im, nuk ka ndalues të dhënies Tënde, as dhënies që Ti e ndalon, as të zellshmit nuk i vlen zelli dhe puna pa dhënien e All-llahut. Prej teje është zelli e pasuria).

(Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se muhaxhirët varfanjakë i kanë ardhur të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. dhe kanë thënë: “Të pasu­rit na tejkaluan në shkallë dhe me bekime të vlefshme. Ata fa­len si falemi edhe ne, agjërojnë sikur agjërojmë ne, ata kanë dobi nga pasuria, ata kryejnë haxhin, umren dhe xhihadin dhe ndajnë sa­daka.” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “A dëshironi t’ju mësoj diç­ka me të cilën do t’i arrini ata që ju kanë tejkaluar dhe ata që vij­në pas jush; nëse këtë e bëni, askush nga ju nuk do të jetë më i vlef­shëm përveç nëse vepron ç’veproni edhe ju.” Muhaxhirët varfa­njakë kanë thënë: “Po, gjithqysh, o i Dërguar i All-llahut!” (Pejgam­beri s.a.v.s.) Ka thënë: “Do të thoni subhanall-llah, el-hamdu lil-lah dhe All-llahu ekber pas çdo namazi nga tridhjetë e tri herë.” Ka thënë transmetuesi Ebu Salih nga Ebu Hurejra: “Kur është pyetur për mënyrën praktike të dhikrit (pas namazit, Pejgamberi s.a.v.s.), ka thënë: “Subhanall-llah, ue-l-hamdu lil-lah, uall-llahu-ekber, që se­ci­la të jetë nga tridhjetë e tri herë.”

(Muttefekun alejhi)

Muslimi shton në transmetimin e tij: “Dhe janë kthyer muha­xhirët varfanjakë tek i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe kanë thënë: “Vëllezërit tanë, pasanikët, kanë dëgjuar ç’punoj-më ne, ndaj edhe bëjnë si ne.” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ajo është vlerë e All-llahut, Ai ia jep kujt të dojë.”

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.­v.s. ka thënë: “Kush e lavdon All-llahun pas çdo namazi me tri­dhje­të e tri herë dhe kush e falënderon All-llahun tridhjetë e tri he­rë, e kush e madhëron All-llahun tridhjetë e tri herë, e pastaj e plo­tëson këtë me të njëqindtën: La ilahe il-lall-llahu vahdehu la she­rike lehu; lehu-l-mulku ve lehu-l-hamdu; ve huve ala kul-li shej’in kadir, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe se shkuma e detit.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Ka’b b. Uxhre r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahu s.a.v.s. ka thënë: “Përcjellëset (fjalët pas namazit), të cilat nuk do ta tradhtojnë kryerësin, shqiptuesin e tyre, ose pas çdo namazi të obli­guar janë tridhjetë e tri herë tesbihi, tridhjetë e tri herë tah­mi­di dhe tridhjetë e katër herë tekbiri.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Mu’adhi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Mu’adh, për All-llahun, unë të dua.” Pastaj ka thënë: “O Mu’adh, unë të porosis që assesi në fund të namazit mos të lëshë pa thënë: “All-llahumme einni ala dhikrike ve shukrike ve husni ibadetike.” (All-llahu im! Më forco dhe më bën të fortë në dhikrin (përmendjen) Tënd, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”

(Ebu Davudi me senede sahih)

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur ta kryeni teshehhudin në namaz, çdonjëri nga ju le të kërkojë nga All-llahu mbrojtjen nga katër gjëra me fjalët: “O All-llahu im! Më ruaj nga dënimi i Xhehenemit, dënimi i va­rrit, nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga sherri i mash­trimeve të Dexhxhallit - Antikrishtit.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Aliu r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur falej, gjithnjë thonte ndërmjet teshehhudit dhe sela­mit: “All-llahu im! Më fal ç’kam bërë dhe ç’kam lënë pa bërë, ç’kam fshehur dhe ç’kam bërë publikisht, dhe ç’kam tepruar, dhe atë që Ti e di më mirë se unë. Ti je ai që i paraprin çdo gjëje, kur-se unë jam ai që të ndjek Ty, nuk ka zot tjetër përveç Teje.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Aishja r. anha transmetohet të ketë thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. pat shpeshtuar të thonte në rukunë dhe sexhdet e tij: “Subha­neke-ll-llahumme rabbena ve bihamdike, All-llahumme-gfir­li” (Lavdia të qoftë Ty, o All-llahu im, Krijuesi im, Ty të qoftë falënderimi, All-llahu im, më fal!”).

(Muttefekun alejhi)

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-lla­hut s.a.v.s. ka thënë: “Sa i përket rukusë, në të duhet madhëruar Kri­juesi tuaj; sa i përket sexhdes, në to përpiquni me dua, sepse është e mundur t’ju pranohet lutja.”

(Transmeton Muslimi)

Nga nëna e besimtarëve Xhuvejrije binti-l-Harith r.a. transme­tohet se Pejgamberi s.a.v.s. një mëngjes doli nga ajo në kohën e sabahut, ndërsa ajo ishte në mesxhidin e saj. Pastaj u kthye, pasi e fali namazin e duhasë (ora 9-10 paradite, N.I.), kurse ajo ishte ulur, me ç’rast (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “Ti qenke në gjendjen e njëjtë në të cilën të kam lënë kur jam ndarë prej teje.” Ajo tha: “Po.” Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet pas teje kam thënë ka­tër fjalët nga tri herë, dhe sikur ato të mateshin me ato që ti ke thënë gjatë tërë ditës, këto fjalë do të anonin, e ato janë. “Subha­nall-llahi ve bihamdihi adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete ar­shi­hi, ve midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut dhe Atij i qof­të falënderimit në numrin e krijesave të Tij, kënaqësisë së Tij personale, peshën e Arshit të Tij dhe ngjyrës së fjalëve të Tij).”

(Transmeton Muslimi)

Në një transmetim tjetër për të: “SuhbhanAll-llahi adede hal­kihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete Arshi­hi, subhanall-llahi midade kelimatihi.” (Lavdia i qoftë All-llahut në numrin e krijesave të Tij, Lavdia i qoftë All-llahut pasi ai është personalisht i kënaqur, Lavdia i qoftë All-llahut në peshën e Arshit, Lavdia i qoftë All-llahut në sasinë e ngjyrës së fjalëve të Tij).

Në transmetim të Tirmidhiut është: “A dëshiron të të mësoj fjalët të cilat do t’i theksosh?” (Pastaj e theksoi tesbihin e cekur, duke e thënë nga tri herë): “Subhanall-llahi adede halkihi, sub­hanall-llahi adede halkihi, subhanall-llahi adede halkihi, sub­hanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi rida nefsihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi zinete arshihi, subhanall-llahi mida­de kelimatihi, subhannall-llahi midade kjelimatihi, subha­nall-llahi midade kelimatihi.”

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në men-di­met e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, në­se ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kuj-toj në bash­kësi më të mirë se të atij.”

(Muttefekun alejhi)

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ju kanë tejkaluar muferridunët!” (As’ha­bët) thanë: “Kush janë këta muferridunët, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Muferridë (individë të veçantë) janë ata dhe ato që e përmendin shumë All-llahun xh.sh.”

(Transmeton Muslimi)

Është përcjellur: “El-Muferridun” janë me “R” të dyfishuar, disa thonë pa të. E pranueshme është ajo e shumicës: me dyfi-shim.

Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Dhikri më i vlefshëm ësh­të La ilahe il-lall-llah.”

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadidh hasen)

Nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush thotë: Subhanall-llahi ve bihamdihi (Lavdia dhe falënderimi i qoftë All-llahut) për të mbillet një hurmë në Xhenet.”

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E kam takuar Ibrahimin a.s. natën e Israsë, e ai më tha: O Muhammed, komunikoji umetit tënd nga unë selam dhe lajmëroji se Xheneti është vend i mirë; ujë i ëmbël dhe i shërueshëm. Dhe lajmëroji se Xheneti është rrafshinë; fidani i Xhenetit është subhanall-llahi, uel-hamdu lil-lah, la ilahe il-lall-llah dhe All-llahu ekber.”

(Tirmidhiu i cili thotë se ky është hadith hasen)

Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “A nuk doni t’u lajmëroj për punën më të mirë, për më të pastrën te Krijuesi juaj, për më të lartën sipas gradës, që ëshë më e mirë për ju se ndarja e arit dhe argjendit: që është më e mirë për ju se takimi me armiqtë tuaj, ku ju ua preni atyre kokat?” (As-habët) kanë thënë: “Gjithsesi!” (Muhammedi s.a. v.s.) Ka thënë: “(Kjo është) Përmendja e All-llahut.”

(Tirmidhiu; Hakim Ebu Abdull-llahu thotë se transmetimet janë sahih)

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se ka thënë: “Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “A dëshiron të të drejtoj në një nga thesarët e Xhenetit?” U përgjigja: “Sigurisht, o i Dërguari i Zotit.” (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë: “La haule ue lâ kuuete il-la bil-lahi” (Nuk ka fuqi as forcë pa ndihmën e All-llahut).

(Muttefekun alejhi)

Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje