Ç’është ajo që është e fshehur prej nesh

PDFPrintoE-mail

Cosmos wallpaper by Maxtorade

Ekzistojnë shfaqje dhe krijesa për të cilat Allahu i Lartësuar nuk na ka njoftuar,e as që e ka bërë të aftë arsyen të depërtojë në atë botë të padukshme.Pra,për këtë botë është e domosdoshme të pranojmë atë që na ka mësuar Allahu i Lartësuar,i Cili e ka krijuar atë dhe ekskluzivisht vetëm Ai e njeh sistemin sipas të cilit funksionon ajo botë.Në këtë kontekst,në Kuran përmendet ky ajet:

مَا أَشْهَدتُّهُمْ خَلْقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلَا خَلْقَ أَنفُسِهِمْ وَمَا كُنتُ مُتَّخِذَ الْمُضِلِّينَ عَضُدًا

’’Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre,e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.’’El-Kehf,51.

Nga ajeti mund të kuptojmë se procesi i krijimit të qiejve,Tokës dhe njeriut është fshehtësi dhe e panjohur për ne,andaj askush nuk ka të drejtë të hapë analizë për këto çështje të mbyllura,pasi në këtë mënyrë ato na largojnë nga e vërteta.

Prandaj,nëse ndokush fillon të diskutojë rreth sistemit sipas të cilit funksionojnë xhinët dhe melekët,si dhe hap shqyrtime për krijimin e botës dhe njeriut dhe gjithë këtë e bën duke kundërshtuar atë që na ka lajmëruar i Lartësuari,duhet vetëm të kërkojmë të na paraqesë argumente në favorë të ‘’pretendimit’’të tij.

Andaj,nëse ato janë vetëm supozime dhe hamendje,duhen refuzuar plotësisht,e nëse bëhet fjalë për teori,e cila ka argument material,atëherë kjo duhet marrë në kosideratë dhe duhet shqyrtuar.

Ndonjëherë,për të vërtetuar ndonjë teori,njerëzit përdorin edhe argumente të rrejshme.Kështu,shkencëtarët nga Universiteti

‘’Kalifornia’’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para disa viteve kanë shpallur se kanë gjetur karrigen e cila mungon në zingjirin i cili ‘’argumenton’’ se njeriu ka prejardhje nga majmuni.Kur u është parashtruar pyetja se cili është argumenti i tyre,ata kanë thënë se gjatë gërmimit kanë gjetur një kafkë të njeriut,por nofulla është e majmunit.

Po ashtu, kanë shpallur se kanë gjetur kafkë të majmunit,e cila përmban në vete nofull të njeriut.Ndaj,këta shkënctarë pretendonin se kanë’’zbuluar’’ karrigen e vetme të pazbuluar në zingjir e cila vërteton teorinë e Darvinit për evolucionin.Eshtë publikuar lajmi se univesiteti i lartpërmendur i ka blerë këto kafka nga një shkenctarë,gjeolog,me çmim prej dhjetë milion dollarësh.

Mirëpo,kur këto kafka u vunë në analizë shkencore serioze nga ekspertë të nivelit më të lartë,atëherë u zbulua mashtrimi.U vërtetua se shkenctari i cekur,gjeolog,me një precizitet të lartë,ka arritur të bashkojë kafkën e njeriut me nofullën e majmunit,si dhe kafkën e majmunit me nofullën e njeriut,gjë që në analizën e parë Univerziteti i Kalifornisë nuk ka arritur ta zbulojë.

Prandaj,ky argument material i ofruar në favor të forcimit të teorisë së Darvinit për evulucionin është në kundërshtim me versionin e Kuranit për krijimin e njeriut.

Pra,është bërë fjalë për një argument të rrejshëm të cilin e ka pergaditur mashtruesi i shkathët,qëllimi i të cilit ka qenë të mashtroë njerëzimin në përgjithësi.

E sikur arsyeja të bindet dhe të nënshtrohet para asaj që na ka treguar Allahu i Lartësuar në lidhje me temat e përmenduar,do t’ia lehtësonte

shumë vetes dhe do t’ia hiqte barrën e brengës rreth hulumtimeve,të cilat ne fund nuk do të na sjellin asnjë rezultat.

Të gjitha hulumtimet jasht kornizave të materies paraqesin vetëm supozime të thjeshta të cilat nuk zotërojnë argumente te forta,andaj edhe nuk mund të na sjellin deri tek e vërteta.

Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje