ARMIQËSIA NË MES NJERIUT DHE SHEJTANIT

PDFPrintoE-mail

QabjaSHQYRTIMI I PARË

Shkaqet e armiqësisë,historia dhe ashpërsia e saj

Armiqësia në mes njeriut dhe shejtanit,është me rrënje të thella.Historia e saj kthehet në ditën në të cilën Allahu krijoi Ademin dhe para se t’i dhuronte shpirtin.

Transmeton Muslimi nga Enesi,radiAllahu anhu,se Muhammedi,sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,tha: ’’Kur e krijoi Allahu trupin e Ademit ne Xhennet,e la ashtu një kohë sa Ai dëshiroi.Iblisi filloi t’i afrohet e të shikojë se ç’është ai.Kur e pa se është i zbrazët,e kuptoi se është një krijesë jolabile’’.

Kur Allahu i dhuroi Ademit shpirtin dhe i urdhëroi melekët t’i bëjnë sexhde atij,iblisi adhuronte Allahun me meleket e qiellit,kështu që ky urdhër e përfshiu edhe atë,por ai e pa vetën të madh,bëri mëndjemadhësi dhe refuzoi t’i bëjë sexhde atij: ’’...{Iblisi} iu përgjigj: ‘’Unë jam më i mirë se ai (Ademi).Ti më krijove nga balta.’’(Al A’raf: 12).

Kur babai ynë Ademi (alejhis-selam) i hapi sytë,gjeti para vetes respektin më të lartë.Ai i gjeti melekët duke i bërë sexhde,por ai gjeti edhe një armik të rrezikshëm,i cili i kanoset atij dhe pasardhësve të tij që t’i shkatërroj dhe t’i devijojë.

Pas kësaj,Allahu e largoi iblisin nga Xhenneti i përhershëm si shkak i mëndjemadhësisë se tij dhe i premtoi se do ta lë të gjallë deri në Ditën e Kijametit:’’(Iblisi) tha: ‘’Më jep kohë deri Ditën kur ata do të ngrihen përsëri (të ngjallen krijesat Ditën e Ringjalljes).(Allahu) tha: ’’Ti je prej atyre që u është dhënë afat.’’ (Al A’raf:14-15).Ky i mallkuar u betua se do t’i devijojë bijtë e Ademit:’’(Iblisi) tha:’’Për shkak se më flakë mua,vërtet që unë do të jem në pritë kundër tyre (njerëzve) në Rrugën Tënde të Drejtë.Pastaj do t’u afrohem atyre përballë dhe pas shpine,nga djathta dhe nga e majta dhe Ti do të shohësh shumicën e tyre të mos jenë falendëruesit e Tu ( nuk do të jenë të bindur ndaj Teje).’’(Al A’raf:16-17).Kjo fjalë e tij sqaron masën e mundit që ai shpenzon në devijimin e njerëzimit.Ai u del para atyre nga çdo rrugë,nga ana e djatht e nga ana e majta,para dhe prapa, d.m.th.,nga të gjitha anët.

Tha Zemhasheriu duke komentuar këtë ajet: ‘’Pastaj do t’u vijë atyre nga të katër anët,nga të cilat anë në të shumtën e rastëve vjen armiku dhe ky është shembulli i pëshpëritjes së tij dhe i hijeshimit të punës së tyre sa të ketë mundësi,sikurse thuhet në fjalën e Allahut:’’Dhe shqetësoji të nxituarit e mendjelehtit vazhdimisht,atë që të mundesh nga mesi i tyre (pasardhësve të Ademit) me zërin tënd (duke u pëshpëritur ose duke u bërë veseve me këngë,muzikë, biseda boshe,sharje dhe thirrje të tjera në kundërshtim me rrugën e bindjës ndaj Allahut),sulmoji

ata me kalorësinë tënde ( me të gjitha mjetet e mënyrat)...’’(El Isra:64).

Qortimi i Allahut kundër shejtanit

Kur’ani gjërësisht na tërheqi vërejtjen kundër shejtanit,si shkak i trazirës së madhe të tij,zotësisë së tij për devijim dhe nxitjes së vazhdueshme të tij:’’O Bij të Ademit! Mos lejoni t’ju mashtrojë shejtani...’’(Al A’raf:27), ‘’Vërtet që shejtani është armik për ju,kështu që merreni atë vërtet si armik...’’ (El Fatir: 6), ‘’...Dhe kushdo që zgjedh Shejtanin si mbrojtës e si mik në vend të Allahut,padyshim që ai ka pësuar humbje të qartë.’’ (An Nisa’: 119).Armiqësia e shejtanit nuk ndryshon dhe nuk merr fund,sepse siaps tij,shkak i largimit të tij nga Xhenneti dhe shkak i mallkimit të tij,është njeriu (Ademi),kështu që ai dëshiron gjithsesi të hakmirret kundër Ademit dhe pasardhësve të tij:’’Iblisi tha: ‘’E sheh ?Këtë të cilin Ti e ke nderuar mbi mua,nëse Ti më jep mua afat ( dhe më lë të jetoj) deri në Ditën e Kijametit,unë padyshim që do t’i kap dhe do t’i gaboj pasardhësit e tij (Ademit) të gjithë,përveç një pakice!’’ (El Isra:62).

Disa njerëz i kanë dhënë shumë rëndësi të metave dhe mëkatëve të shpirtit,por nuk i kushtojnë kujdes të madh njohjes së këtij armiku të palodhshëm.

Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje