Argumente nga Kur’ani mbi ekzistimin e magjise
Padyshim,kur’ani na solli argumente te shumta ,te fuqishme dhe bindese se magjia ka ekzistuar dhe ekziston.Allahu subhanehu ue teala tregon se edhe te dashurit e Tij ,pejgamberet iu kane ekspozuar rreziqeve te magjise,e prej tyre Musau alejhi selam e pejgamber te tjere.Allahu i mbrojti te derguarit e Tij nga magjia,por, kjo(sprove e pejgamberve me magji)ishte nje sinjale dhe tregues i qarte per mbare njerzimin se magjia ekziston nga koherat e hershme,ekziston edhe sot,dhe do te jete prezente deri ne fundin e kesaj bote.Andaj, ne duhet te kerkojme mbrojtje nga Allahu dhe vetem nga Allahu nga kjo e keqe e quajtur magji.
Ne do ti permendim me poshte disa ajete kur’anore e qe jane argumente te fuqishme mbi ekzistimin e magjise apo sihrit.
وَاتَّبَعُواْ مَا تَتْلُواْ الشَّيَاطِينُ عَلَى مُلْكِ سُلَيْمَانَ وَمَا كَفَرَ
سُلَيْمَانُ وَلَـكِنَّ الشَّيْاطِينَ كَفَرُواْ يُعَلِّمُونَ النَّاسَ
السِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ
وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ
فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ
وَمَا هُم بِضَآرِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلاَّ بِإِذْنِ اللّهِ وَيَتَعَلَّمُونَ
مَا يَضُرُّهُمْ وَلاَ يَنفَعُهُمْ وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ
مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْاْ بِهِ
أَنفُسَهُمْ لَوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t'i thonin: "Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!" E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t'i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç'ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.
El Bekare 102.
Ajeti tjeter:
فَلَمَّا أَلْقَواْ قَالَ
مُوسَى مَا جِئْتُم بِهِ السِّحْرُ إِنَّ اللّهَ سَيُبْطِلُهُ إِنَّ اللّهَ لاَ يُصْلِحُ
عَمَلَ الْمُفْسِدِينَ
E kur i hodhën ata, Musai u tha: "Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji!" Po All-llahu do ta asgjësojë këtë, sepse All-llahu nuk e përkrah veprën e të prishurve. Junus 81.
Ajeti tjeter:
فَأَوْجَسَ فِي نَفْسِهِ خِيفَةً مُّوسَى
قُلْنَا لَا تَخَفْ إِنَّكَ
أَنتَ الْأَعْلَى
وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا إِنَّمَا صَنَعُوا
كَيْدُ سَاحِرٍ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَى
E Musai ndjeu në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: "Mos ki frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues!" Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t'i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë. Ta Ha 67/68/69.
Ajeti tjeter:
وَأَوْحَيْنَا إِلَى مُوسَى أَنْ أَلْقِ عَصَاكَ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا
يَأْفِكُونَ
فَوَقَعَ الْحَقُّ وَبَطَلَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ
فَغُلِبُواْ
هُنَالِكَ وَانقَلَبُواْ صَاغِرِينَ
وَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ
قَالُواْ آمَنَّا بِرِبِّ الْعَالَمِينَ
رَبِّ مُوسَى وَهَارُونَ
E ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): "Hidhe shkopin tënd!" Kur qe, ai gëlltiste atë që kishin magjepsur . Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. . Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar. E magjistarët u hodhën (u përulën) në sexhde . Dhe thanë: "Ne i besuam Zotit të gjithësisë,. Zotit të Musait dhe të Harunit!" Araf-117/118/119/120/121/122.