A është i lejuar shkatërrimi i magjisë me magji?

PDFPrintoE-mail

magji me magji

1. Esh-Sha’bi ka thënë: “Nuk pengon nëse ka të bëjë me magji të vjetra arabe, derisa Hasan El-Basriu e urren largimin e sihrit në mënyrë të tillë.[1] “Kam thënë se shërimi me magji është mënyra e shërimit të atij për të cilin konsiderohet se i ka bërë dikush sihër ose e ka sulmuar xhinni.”

2. Ibn Kudame, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Sa i përket atij i cili e largon sihrin nga i sëmuri nëpërmjet Kur’anit, duasë apo të folurit në të cilin nuk ka dëm, atëherë nuk pengon, por nëse kjo bëhet përmes diçkaje që në vete ka shenja të sihrit, këtë Ahmed ibn Hanbeli e ka ndaluar.”[2]

3. El-Hafiz Ibn Haxher, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjalët e të Dërguarit r: “Shërimi me magji i përket veprës së shejtanit” udhëzojnë në atë që kush e ka qëllimin e mirë, do të bëhet mirë, e kush e ka qëllimin e keq, do të bëhet keq. Ekzistojnë dy lloje të shërimit.[3] Kam thënë: “Kjo është e vërtetë, ekzistojnë dy lloje të shërimit.

I pari: shërimi i lejuar, e ky është të larguarit e sihrit me Kur’an, me dua dhe me dhikrin e caktuar.

I dyti: shërimi i ndaluar; e ky është largimi i sihrit me sihër, të kërkuarit e ndihmës nga shejtani, të ndihmuarit me të njëjtin, përpjekja për t’iu afruar atyre dhe për t’i kënaqur. Ekziston mundësia që i Dërguari r ka menduar mbi këtë lloj të sihrit, kur ka thënë: “Të shëruarit me magji është vepër e shejtanit.” Si atëherë mund të jetë i lejuar ky lloj i shërimit, kur i Dërguari r e ka ndaluar jo vetëm me këtë hadith por edhe me të tjerët, siç është ai në të cilin përmendet vajtja te sihirbazi dhe falltori, andaj thuhet që ai i cili u beson atyre e ka mohuar atë me çka ka ardhur i Dërguari.

Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje