
Islami ndalon bartjen e hajmalive
Pa dyshim,fenomeni i bartjes se hajmalise në kohën tone është shumë i përhapur dhe ka marre hov te madhë,saqe, nuk gjen individ ,shtepi ,restoran ,makine dhe aeroplan qe nuk bartin hajmali,përveç ,atyre qe ndjekun rrugen e drejtë të Allahut.
Shumica nga sahabet,kane urryer varjen dhe bartjen e hajmaliavedhe te ngjajshme me hajmalite, qofshin ato edhe nga kur’ani,prej tyre Abdulla Iben Mesudi,e shume te tjere.Imam Ahmedi transmeton nga Aishja se disa nga sahabet e tjere  e kane lehtesuar bartjen e hajmaliave me kusht qe ato të jenë nga kur’ani dhe sunneti.
Mendimi im ne këtë çështje është me mendimin e atyre qe urrejnë dhe ndalojne  bartjen e hajmalise,qofte kur’an ose ndonje pjese te kur’anit per disa shkaqe:
1- Ndalesat e pergjithshme  per hajmalit qe kan ardhur ne hadithe,kur dihet se hadithet nuk kan   perjashtur ndonje lejim te mundshem te bartjes se hajmalive.
2-Ështe nje parandalim,sepse lejimi I bartjes se hajmaliave nga Kurani,apo emra te Allahut e te ngjajshme,hap deren e bartjes se hajmaliave jasht Kur’anit,nese hapet dera e sherrit ajo nuk mbyllet më dot.
3-Bartja e hajmaliave ben qe Ku’rani ti ekspozohet nençmimit dhe poshtrimit,pasiçe bartesi shkon në vende të pa pastërta, aty ku kryhet nevoja fiziologjike,e barte xhunubi,vajzat dhe grate kur janë ne kohën e ciklit mujore dhe gjatë mardhënieve intime.
4-Bartja e Kur’anit apo ndonje pjese të Kur’anit është edhe nje përulje tjetër për Kur’anin dhe në kundërshtim të plotë më misionin qe ka ardhur Kur’ani,Allahu e ka zbritur Kur’anin që njerzit të udhezohen më të,qe ti nxjerrë ata nga errësira për në dritë,dhe jo qe ai të shëndrrohet në hajmali,për burra,gra dhe fëmi.
5-Bartja e hajmalisë bën qe zëmrat të lidhen për dikend tjetër përveq Allahut, fëmijet i bën qe të mësohen në bartjen e hajmalisë,dhe të rriten duke besuar në atë qe  është e ndaluar.