Këshilla të rëndësishme - Përmbaju!

PDFPrintoE-mail

Holy QuranBlackGoldthumbKëshilla të rëndësishme - Përmbaju!

1- Lutjet më të mira janë ato të Kur’anit dhe Sunnetit,atyre jepu përparësi sepse ato janë gjithëpërfshirëse,janë fjalët e Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij.

2- Kurrë në jetën tënde mos e braktis dhikrin (lutjet) e mëngjesit dhe të mbrëmjes (shiko “Mburoja e Muslimanit’’,’’Lutjet e jetës”,etj.),nëse ato i thua në gjuhën arabe,mësoje edhe kuptimin e tyre.

3- Mos e heq lutjen nga zemra dhe gjuha jote,sepse atij që Allahu i hapë derën e lutjes,do t’i hapë edhe derën e përgjigjjes,e asniherë mos thuaj: ‘’U luta, por nuk m’u përgjigj Allahu !’’Vazhdo të lutësh derisa të jesh në këtë botë dhe shiko të metat e tua.

4- Lutja e besimtarit nuk kthehet, ose të përgjigjet Allahut menjëherë, ose ta largon ndonjë fatkeqësi që ka pasur për të të goditur, ose ta depoziton Allahu i Madhëruar të mirën e asaj lutjeje për botën e ardhme, e kjo e fundit është më e mira sikur njerëzit ta dinë.

5- Bëj shumë lutje që të kesh përfundim të mirë në këtë botë, e jo përfundim të keq.

6- Kjo botë është botë e sprovave, sa më i dashur që të jesh tek Allahu dhe me besim më të fortë, edhe sprovat do t’i kesh më të medha.A nuk e ke ditur se të Dërguarin e Allahut (paqja qoft mbi të)ishin njerëzit më të sprovuar,pastaj besimtarët e vërtetë.Por ata do t’i kenë edhe shpërblimet më të mëdha.

7- Çfarë do që e godet besimtarin është mirë për të (kjo ndodhë vetëm me besimtarin),nëse e godet ndonjë e mirë e falënderon Allahun dhe është më mirë për të, e nëse e godet ndonjë fatkëqesi dhe ai bënë durim,është më mirë për të.

8- I lumtur është ai që shpërblehet me Xhennet,kurse I dëshpëruar është ai që dënohet me Xhehnnem.Kjo botë do të kalojë shpejtë dhe do të takohemi mbi urën e Siratit e cila të dërgon në Xhennet apo të hedhë në Xhehennem.Mos jeto në këtë botë sikur kurrë nuk ke për të vdekur,sepse vdekja është më afër se sa damari i qafes.

9- Mos rri indiferent ndaj fesë së Allahut, mësoje Kur’anin,pasoje rrugën e Muhammedit s.a.v.s.,kryej urdherat e Islamit sa të kesh mundësi dhe po ashtu largohu nga ndalesat.

10- Qëtesoje zëmren tënde me dhikër të përhershëm dhe le të jetë gjuha jote e lagur me përmendjen e Allahut (madheroje Allahun dhe lavdëroje Atë vazhdimisht në momentin e zgjuarjes nga gjumi,gjatë ditës dhe para gjumit).

11- Përmbaju xhematit të muslimanëve dhe imamit të tyre,ata janë Ehlus-Sunneh vel-Xhemaah,të Dërguarit s.a.v.s.në bindje,ne fjalë dhe në vepra.

12- Urdhëro në vepra të mira dhe pengo nga veprat e këqija me urtësi,butësi,me këshillë të mirë dhe me argumente,si dhe lufto në rrugë të Allahut me pasurinë,gjuhën dhe shpirtin tënd.

13- Shoqërohu me të devotshmit,me dijetaret veprues e të sinqertë,duaj e respektoji ata,do të ringjallësh me ta.

14- Vizito të varfrin,të sëmurit dhe varrezat,do të të zbutet zemra jote,etj....

Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje