60 pyetje dhe përgjigje

PDFPrintoE-mail

Kuran1thumb1-Përse na ka krijuar All-llahu i Lartësuar? 
PËRGJIGJE: All-llahu i Lartësuar na ka krijuar për te adhuruar Atë dhe mos t’i  shoqërojmë Atij askënd. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit vetëm se për të më adhuruar Mua.“ [Edh-Dharijat: 56] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “E drejta e All-llahut mbi njerëzit është që ta Adhurojnë vetëm Atë dhe mos t’i bëjnë Atij shok: “

 

2-Si duhet ta adhurojmë All-llahun e Lartësuar? 
PËRGJIGJE: Ashtu si na ka urdhëruar All-llahu dhe i Dërguari i Tj; me sinqeritet dhe sipas sunetit. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe nuk ishin të urdhëruar për tjetër vetëm se për ta adhuruar All-llahun me sinqeritet“ [El-Bejjineh: 5] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush punon  një vepër e cila nuk është sipas punës sonë, ajo është e kthyer mbrapsht [nuk pranohet]“

 

3-Si mund ta realizojmë kuptimin e adhurimit të vërtetë në zemrat tona? 
PËRGJIGJE: Duke adhuruar All-llahun e Lartësuar me frikë prej Zjarrit të Tij, shpresë për Xhenetin e Tij dhe dashuri për Të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe luteni Atë me frikë e shpresë“ (Frikë prej Zjarrit të Tij dhe duke shpresuar Xhenetin e Tij). [El-A’raf: 56] 
Dhe thotë: “... Atëherë All-llahu do të bjerë një popull të cilin e do dhe ata e duan Atë.“ [El-Maide: 54] 
Thotë i Dërguari i All-llahu, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “I lutem All-llahut për Xhenetin dhe kërkoj mbrojtje prej Tij nga Zjarri.“

 

4-Ç’është Ihsani-bamirësia në adhurim? 
PËRGJIGJE: Të ndjesh mbikëqyrjen  e All-llahut të Vetëm i Cili na sheh dhe i di të gjitha çështjet tona. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Vërtet që  All-llahu është mbikëqyrës mbi ju” [En-Nisa’:1], 
Është Ai i Cili të sheh kur t’i ngrihesh në këmbë (kur falesh) si dhe përmbysjen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde (në namaz).” [Esh-Shuara:218] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të: “Bamirësia është të adhurosh All-llahun sikur ta shihje Atë, edhe pse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.“

 

5-Përse i ka dërguar All-llahu të Dërguarit e Tij? 
PËRGJIGJE: Për të ftuar njerëzit në adhurimin e Tij dhe të mohojnë shirkun ndaj Atij. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar ashtu që t’i urdhërojnë ata  për të adhuruar All-llahun e t’i largohen idhujve.“ [En-Nahl:36] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Të Dërguarit e All-llahut janë vëllezër dhe feja e tyre është një.” (d.m.th: të gjithë të Dërguarit kanë ftuar popujt e tyre në Njësimin e All-llahut)

 

6-Çdo të thotë: Njësimi i All-llahut në adhurim? 
PËRGJIGJE: Të bësh adhurimin vetëm për All-llahun, siç janë, lutja, premtimi, gjykimi e adhurime te tjera. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dije se nuk ka të adhuruar tjetër përveç All-llahut.“ [Muhamed:19] (d.m.th: nuk ka të adhuruar tjetër me  të drejtë përveç All-llahut). 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Le të jetë gjëja e parë në të cilën t’i ftosh ata Njësimi i All-llahut të Lartësuar.“

 

7-Çdo të thotë: “La ilahe il-la All-llah“? 
PËRGJIGJE: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, Një e të pa shoq. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Kjo sepse All-llahu është i Vërteti dhe se çdo gjë adhurojnë përveç Atij është e kotë: “ [Lukman:30] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush thotë: ‘La ilahe il-la All-llah’ dhe mohon çdo gjë që adhurohet përveç All-llahut, ndalohet për muslimanin marrja e pasurisë dhe e gjakut të tij.“

 

8-Ç’do të thotë: Muhammedi është i Dërguari i All-llahut? 
PËRGJIGJE: Nuk ka kush që meriton të pasohet përveç tij, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. 
Thotë Alll-llahu i Lartësuar: “E nëse i bindeni atij (Muhammedit) atëherë jeni të udhëzuar.“ [En-Nur: 54] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nëse do të ishte gjallë Musa (alejhi selam) nuk do të bënte gjë tjetër vetëm se do të më pasonte mua.“

 

9-Ç’do të thotë:Njësimi i All-llahut në Cilësitë dhe Emrat e Tij? 
PËRGJIGJE:Pohimi i cilësive me të cilat All-llahu e ka cilësuar Veten e Tij  apo e ka cilësuar Atë i Dërguari i Tij pa përngjasim, shëmbëllim, komentim të devijuar apo mohim të tyre. 
Thotë All-llahu i lartësuar: “Asgjë nuk është si Ai e Ai është Dëgjuesi,  Shikuesi...“ [Esh-Shura:11] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “All-llahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra, kush i mëson ato do të hyjë në Xhenet.“ (Dhe çdo emër prej emrave të All-llahut të Lartësuar tregon një Cilësi të Tij, në formën që i përket Lartësisë e Madhështisë së Tij.)

 

10-Ç’dobi ka Njësimi për muslimanin? 
PËRGJIGJE: Udhëzimi në këtë botë dhe siguria në botën tjetër, gjë që i siguron atij lumturinë në të dy botët. 
Thotë All-llahu i Lartësuat: “Ato të cilët kanë besuar dhe nuk e kanë përzier besimin e tyre me padrejtësi, për ta është siguria dhe ata janë të udhëzuar drejt.” [El-En’am:82] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “E drejta e njerëzve tek All-llahu është që të mos e dënojë atë që nuk i bën shok Atij.”

 

11-Cila është e vërteta e besimit? 
PËRGJIGJE: Ai është: Shprehje me gjuhë, vepër me gjymtyrë dhe bindje me zemër e përulje. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar! Kini frikë All-llahun dhe flisni fjalë të drejta ashtu që t’ua rregullojë juve punët tuaja dhe t’ua falë gjynahet tuaja.“ [El-Ahzab:70] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të: “Besimi është shtatëdhjetë e disa degë, më e larta prej tyre është fjala“La ilahe il-la All-llah” dhe më e ulta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është një prej degëve të besimit.“

 

12-A lejohet të mjaftuarit me thënien që je besimtar? 
PËRGJIGJE: Që të vërtetohet besimi i vërtetë duhen prova të prera për të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Beduinët thanë: Kemi besuar. Thuaj, ju nuk keni besuar por thoni që jemi dorëzuar sepse akoma nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja. E nëse i bindeni All-llahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai nuk ua pakëson punët tuaja (të cilat i keni bërë), All-llahu është Falësi, Mëshirëbërësi.“ [El-Huxhurat:14] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “O ju që jeni bërë muslimanë me gjuhën tuaj por që nuk ka hyrë besimi në zemrat tuaja! Mos i dëmtoni muslimanët!....

 

13-Ku është All-llahu i Lartësuar? 
PËRGJIGJE: All-llahu është në qiell mbi Arsh, në atë mënyrë e cila i përket Madhështisë së Tij. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Mëshiruesi qëndroi mbi Arsh. „ [Ta-Ha:5] (d.mth: u ngrit e u lartësua-siç ceket në Sahihun e Buhariut)
I Dërguari i All-llahut e pyeti atë robëreshën: Ku është All-llahu? Ajo tha: Në qiell, atëherë ai i tha zotëriut të saj: Liroje atë sepse ajo është besimtare!“ 
Dhe ka thënë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “All-llahu ka shkruar në një libër: “Mëshira ime e ka kaluar Hidhërimin Tim” e ai ndodhet i shkruajtur tek Ai, mbi Arsh.”

 

14-A është All-llahu me ne me Qenien e Tij apo me Dijen e Tij? 
PËRGJIGJE: All-llahu është me ne me Dijen e Tij, na sheh e na dëgjon. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Tha (All-llahu Musës dhe Harunit): Mos kini frikë sepse Unë jam me ju, iu dëgjoj dhe iu shoh...“ [Ta-Ha:46].
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Ju i luteni Atij që dëgjon e është afër, Atij që është me ju.“ (d.m.th: që iu dëgjon e iu sheh).

 

15-Cili  është gjynahu më i madh? 
PËRGJIGJE: Gjynahu më i madh është t’i bësh shok All-llahut. 
Thotë All-llahu i Lartësuar për Llukmanin, alejhis-selam, kur ai tha: “O biri im! Mos i shoqëro diç All-llahut sepse shirku është padrejtësia më e madhe,“ [Lukman:13] 
E pyetën të Dërguarin e All-lahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Cili është gjynahu më i madh? Tha: T’i bësh All-llahut shok ndërsa Ai është që të ka krijuar ty.“

 

16-Ç’është ‘’shirku i madh“? 
PËRGJIGJE: Ai është drejtimi i çdo lloj adhurimi tjetër përveç All-llahut, siç është lutja, premtimi, kurbani etj. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj: Unë i lutem Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd.” [El-Xhinn: 20] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut, qofshin mbi të: “Gjynahu më i madh prej të mëdhave është të shoqëruarit e All-llahut shok.“

 

17-Cili është dëmi i shirkut të madh? 
PËRGJIGJE: Ai është shkak për të qëndruarit e përhershëm në Zjarr. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Atij që i shoqëron All-llahut ndokënd, All-llahu ia bën haram Xhenetin dhe vendi i tij është Zjarri.“ [El-Maide:72] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin  mbi të: “Kush vdes duke i shoqëruar All-llahut shok, do të hyjë në Zjarr.“

 

18-A ka  dobi puna e shoqëruar me shirk të madh? 
PËRGJIGJE: Nuk bën dobi asnjë punë e shoqëruar me shirkun e madh. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “E nëse ata do të adhuronin tjetër me All-llahun, atëherë do t’i fshiheshin të gjitha punët e tyre që ata kishin punuar.“ [El-En’am:88], “Dhe do t’i bëjmë ato pluhur e hi.“ [El-Furkan:23] 
Thotë All-llahu i Lartësuar në një hadith kudsi: “Kush vepron një punë në të cilën më shoqëron dikënd tjetër, e kam lënë atë dhe shirkun e tij.“

 

19- A ndodhet shirku në mesin e muslimanëve? 
PËRGJIGJE: Po, gjendet me shumicë-me keqardhje!- 
Thotë All-llahu i Lartësuar. “Dhe nuk beson shumica e tyre vetëm se duke i shoqëruar All-llahut shok.“ [Junus:106] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nuk do të bëhet Kiameti derisa të bashkohen disa fise prej popullit tim me idhujtarët dhe derisa të adhurohen idhujt.“

 

20-Cili është gjykimi për akuzimin e muslimanit se ai  është bërë qafir-mosbesimtar,pa pasur argument? 
PËRGJIGJE: Kjo gjë nuk lejohet madje është prej gjynaheve të mëdha. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj: Zoti im i ka ndaluar punët e ndyta, qofshin ato haptazi apo fshehtazi, gjithashtu (ka ndalur) çdo lloj krimi, shtypjen pa të drejtë, vënien shok All-llahut në adhurim, gjë për të cilën ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe (ka ndaluar) përfoljen  për All-llahun për gjërat për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.” [El-A’raf:33] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nëse dikush i thotë vëllait të tij (në fe): Ti je mos besimtar (qafir), ajo fjalë do të bjerë mbi njërin nga ata të dy.”

 

21-Cili është gjykimi për lutjen e të tjerëve përveç All-llahut-siç janë: “evlijatë“? 
PËRGJIGJE: Të luturit atyre është shirk i cili të fut në Zjarr. 
Thotë  All-llahu i Lartësuar: “Mos lut Zot  tjetër  me All-llahun se përndryshe do të jesh prej atyre që ndëshkohen.” [ Esh-Shuara:213] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush vdes duke qenë që ka lutur dikë tjetër përveç All-llahut, do të hyjë në zjarr.“

 

22-A është lutja prej adhurimit të All-llahut të Lartësuar? 
PËRGJIGJE: Po, sigurisht që lutja është prej adhurimit të All-llahut, madje prej adhurimeve më të mëdha. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe Zoti juaj thotë: M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem!” [Gafir:60] 
Thotë i Dërguari i All-llahut i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Lutja është vetë adhurimi.“

 

 

23-A e dëgjojnë të vdekurit lutjen? 
PËRGJIGJE: Të vdekurit nuk dëgjojnë as lutjen e as ndonjë gjë tjetër. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Sigurisht që ti nuk mund të bësh të vdekurit të dëgjojnë.” [En-Neml:80]. “...Ndërsa ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë ata në varre.“ [Fatir:22] 
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “All-llahu ka zbritur disa engjëj që sillen nëpër tokë e që më dërgojnë selam nga ummeti im.“ (d.m.th: që engjëjt janë ata që përcjellin selamin, ndërsa njerëzit nuk mund të kenë dot lidhje me ata të botës tjetër).“

 

24-A lejohet kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo prej atyre që janë prezent? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet kërkimi i ndihmës pre tyre, kjo gjë është shirk, por kërkojmë ndihmë vetëm nga All-llahu i Lartësuar. 
Thotë All-llahu i Lartësuar. “(Përkujtoni) Kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj e Ai ju përgjigj juve.“ [El-Enfal: 9]
Kur të Dërguarin e All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, e godiste ndonjë breng apo vështirësi thoshte: “O Ti që je  i Përjetshëm dhe Mbajtës e Mbrojtës i gjithçkaje që egziston! Tek mëshira Jote kërkoj ndihmë.“

 

25-A lejohet  mbështetja në ndihmën e ndokujt tjetër përveç All-llahut? 
PËRGJIGJE: Kjo gjë nuk lejohet sepse është shirk. 
Për ndihmë mbështetemi  vetëm te All-llahu i Madhëruar. 

Thotë All-llahu i Lartësuar: “Vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo  kohë e për çdo gjë).“ [El-Fatiha:5] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nëse kërkon diçka, kërkoje prej All-llahut e nëse kërkon ndihmë, kërko prej All-llahut.“

 

26-A lejohet të kërkojmë ndihmë prej të gjallëve që janë prezent? 
PËRGJIGJE: Po, lejohet në ato gjëra që janë brenda mundësive të njeriut. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “...Dhe ndihmoni njëri-tjetrin në punë të mira e devotshmëri të All-llahut, dhe mos e ndihmoni njëri-tjetrin në gjynah e zemërim (armiqësi).“ [El-Maide:2] 
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “All-llahu është në ndihmën e robit të Tij sa të jetë robi në ndihmën e vëllait të vet.“

 

27-A lejohet përkushtimi i diçkaje dikujt tjetër përveç All-llahut? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet përkushtimi vetëm se për All-llahun e Madhëruar. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: „(Përkujto) Kur bashkëshortja e Imranit tha ‘’Zoti im! Të jam betuar Ty se fëmija që është në barkun tim të jetë i përkushtuar për shërbimet e Tua, kështu  që ma prano këtë (përkushtim) mua.“ [El-Imran:35] 
Thotë i Dërguari i All-llahut,  paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush përkushtohet për të kryer një punë të mirë që është bindje ndaj All-llahut, le ta bëjë atë, e kush përkushtohet për të bërë një punë të keqe që thyen urdhërin e All-llahut, mos ta bëjë atë.“

 

28- A lejohet prerja e kurbanit për dikë tjetër përveç All-llahut? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet sepse kjo gjë është prej shirkut të madh. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Falu për Zotin tënd dhe pre  kurban vetëm për Të.“ [El-Keuther:2] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “E mallkoftë All-llahu atë që pret kurban për dikë tjetër përveç All-llahut!“

 

 

29-A lejohet tavafi-të sjellurit përreth-varreve? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet tavafi rreth ndonjë gjëje tjetër përveç se rreth Qabes. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “...Dhe le të sillen rreth shtëpisë se lashtë (Qabes në Mekë).“ [El-Haxh:29] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush sillet rreth Qabes shtatë herë dhe pastaj fal dy rekate, i quhet sikur ka liruar një robëreshë.“ 

 

 

30-A lejohet të falesh duke pasur përpara teje ndonjë varr? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet falja drejt varreve pasi që kjo gjë të çon në madhërimin e adhurimin e tyre. 

Thotë All-llahu i Lartësuar.“...Kështu pra, ktheje fytyrën tënde (gjatë faljes) në drejtim të Xhamisë së Shenjtë-Qabes!” [El-Bekare:144] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Mos u ulni mbi varre dhe mos u falni në drejtim të tyre!“

 

31-Cili është gjykimi i të punuarit me magji? 
PËRGJIGJE: Të punosh me magji (të bësh magji) është prej gjynaheve më të mëdha të cilat të çojnë në mosbesim e mohim të All-llahut të Lartësuar. 
Po ashtu edhe të mësuarit e saj është njësoj si puna me të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “...Por shejtanët mohuan (u bënë mosbesimtarë) duke u mësuar njerëzve magjinë.“ [El-Bekare:102] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Largojuni shtatë shkatërrueseve (që të fusin në zjarr): Shirkut, magjisë...“

 

32-A mund t’i besojmë fallgjorit e magjistarit? 
PËRGJIGJE: Nuk i besojmë ata për asgjë që thonë, madje nuk shkojmë kurrë tek ata. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj: Nuk e di të fshehtën askush që ndodhet në qiej apo në tokë përveç All-llahut.“ [En-Neml:65] 
Thotë i Dërguar i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush shkon tek ndonjë fallxhor apo magjistar dhe e beson atë në ato që thotë, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhammedit: “

 

33-A e di të fshehtën ndokush prej krijesave? 
PËRGJIGJE: Nuk e di të fshehtën askush përveç All-llahut të Lartësuar. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe tek Ai janë çëlesat e të fshehtës e askush nuk i di ato përveç Atij.“ [El-En’am:59] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nuk e di të fshehtën askush tjetër përveç All-llahut.“

 

34-Me ç’ligj duhet të gjykojnë muslimanët? 
PËRGJIGJE: Muslimanët duhet të gjykojnë sipas Kur’anit dhe Sunetit-fjalës së të Dërguarit të All-llahut, qofshin ata individë, kolektiv apo pushtetarë. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe gjyko në mes tyre me atë që ka zbritur All-llahu.“ [El-Maide:49] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “All-llahu është Gjykues dhe tek Ai është kthimi.“

 

 

35-Cili është gjykimi për  ligjet e vendosura nga shtetet e mëdha sot, të cilat kundërshtojnë Islamin? 
PËRGJIGJE: Zbatimi i tyre është kufër-mosbesim, dalje nga Islami nëse personi i bën të lejuara apo i paraprin mbi Ligjin e All-llahut [Kur’anin dhe Sunetin] duke besuar se janë më të mira. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe kushdo që nuk gjykon me Atë që ka shpallur All-llahu, ata janë mosbesimtarë.“ [El-Maide:44] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nëse prijësit e tyre do të vazhdojnë të mos gjykojnë me Ligjin e All-llahut e të mos zgjedhin ndërmjet atyre që ka zbritur All-llahu, atëherë All-llahu i jep secilit pjesën që i takon (të dënimit për shkak të padrejtësisë që i kanë bërë  njerëzve duke gjykuar me ligje jo të drejta).

 

36-A lejohet betimi në dikë tjetër përveç All-llahut? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet betimi vetëm se në All-llahun e Madhëruar. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj: Po! Për Zotin tim! Ju padyshim që do të  ringjalleni.“Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush betohet në dikë tjetër përveç All-llahut, ka bërë shirk (i ka bërë shok All-llahut).“

 

37-A lejohet lidhja e nuskave dhe hajmalive? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet varja apo lidhja e nuskave dhe hajmalive sepse kjo gjë është prej shirkut. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe nëse All-llahu iu prek me ndonjë të keqe, askush nuk mund ta largojë atë përveç Atij.“ [El-En’am:17] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush var apo lidh nuskë i ka bërë shok All-llahut.“ (Nuskë është çdo gjë lidhet për të larguar syrin e keq apo smirën, apo me qëllim të shërimit ose ruajtjes  nga sëmundjet. sh.r.)

 

 

38- Me ç’farë ndërmjetësohemi tek All-llahu i Lartësuar? 
PËRGJIGJE: Ndërmjetësohemi tek All-llahu me Emrat e Cilësitë  e Tij, me punët tona të mira dhe më duanë-lutjen e një besimtari të mirë. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe të All-llahut janë të gjithë Emrat më të bukur, kështu që luteni Atë me to: „ [El-A’raf:80] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Të lutem Ty çdo Emër Tëndin me të cilin Ti ke quajtur Veten Tënde!“

 

39-A ka nevojë duaja-lutja për ndërmjetësinë e ndonjë krijese? 
PËRGJIGJE: Kur lutemi nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetës, prej krijesave. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe kur robët e Mi të pysin ty (o  Muhammed) për Mua, atëherë (thuaju): Vërtet Unë jam pranë,  u përgjigjem lutjeve të lutësit kur ai më drejtohet Mua me lutje.“ [El-Bekare:186] 
Thotë  i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Ju i luteni Atij që Dëgjon e është afër, Atij që është me ju.“ (d.m.th:që ju Dëgjon e ju Sheh)“

 

40-Cili është misioni i të të Dërguarit të All-llahut, Muhanmmedit alejhi selam? 
PËRGJIGJE: Misioni i tij është shpallja, sqarimi dhe ngritja e argumentit. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “O ti i Dërguar! Shpalle mesazhin i cili të është zbritur ty nga Zoti yt.“ [El-Maide:67] 
Tha i Dërguari i All-llahut [Paqja dhe mëshira e All-llahut e All-llahut qofshin mbi të]: “Zoti im! Dëshmo!” E tha këtë si përgjigje për fjalën e shokëve të tij kur thanë: “Dëshmojmë që ti e kreve  shpalljen, e çove në vend amanetin dhe këshillove.“

 

41-Prej kujt kërkojmë që të na mundësohet ndërmjetësimi i të të Dërguarit në Ditën e Gjykimit? 
PËRGJIGJE: E kërkojmë ndërmjetësinë e Muhammedit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, vetëm prej All-llahut të Lartësuar. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “E  kush është  ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij.” [El-Bekare:255] 
‘’Thuaj: I gjithë ndërmjetësimi i takon All-llahut.“ [Ez-Zumer:44] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, duke mësuar njërin prej shokëve të tij thotë: “O Zoti im! Bëjë atë (të Dërguarin, Muhammedin) ndërmjetës për mua.“

 

42-Si mund ta duam All-llahun dhe të Dërguarin e Tij? 
PËRGJIGJE: Dashuria vërtetohet në bindje dhe zbatimin e urdhrave. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj: Nëse jeni që e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua që t’ju dojë All-llahu.“ [Al-Imran:31] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nuk beson askush prej  jush derisa të jem më i dashur tek ai sesa prindi apo fëmija e tij e  të gjithë njerëzit.“

 

43-A mund ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet ta teprojmë në lavdërimin e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të,apo ngritjen e tij. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj (O Muhammed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, (por) mua më është shpallur se i adhuruari juaj është Një i Adhuruar i Vetëm.“ [El-Kehf:110] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Mos më lavdëroni ashtu siç bënë të krishterët me birin e Merjemes,  sepse unë jam rob i All-llahut, por thoni: Rob i All-llahut dhe i Dërguari Tij.“

 

44-Kush është krijesa e parë? 
PËRGJIGJE: Krijesa e parë prej e njerëzve është Ademi, paqja e All-llahut qoftë mbi të, ndërsa prej sendeve është Lapsi. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: „ [Përmend] Kur Zoti yt u tha engjëjve: Me të vërtetë që Unë do të krijoj njeriun nga balta.“ [Sad:71] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Sendi i parë që ka krijuar All-llahu është Kalemi-lapsi.“

 

45-Si është krijuar Muhammedi, alejhi-selam? 
PËRGJIGJE: E ka krijuar All-llahu Muhammedin, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të, ashtu siç krijoj të gjithë njerëzit. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Thuaj (O Muhammed): Unë jam vetëm një njeri sikurse edhe ju, por që më shpallet...“ [El-Kehf:110] 
“Ai është i Cili ju ka krijuar juve nga dheu e pastaj prej një pike uji.“ [Gafir:67] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Çdokush prej jush krijohet në barkun e nënës së tij për dyzet ditë në gjendje të lëngët...“

 

46-Cili është gjykimi për Xhihadin-luftën në Rrugë të All-llahut? 
PËRGJIGJE: Xhihadi është obligim mbi muslimanët qoftë ai me pasuri, me gjuhë apo me trup. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Ecni përpara, qoftë kur e keni të lehtë (jeni të shëndoshë) apo të rëndë dhe luftoni me pasuritë dhe vetët tuaja në Rrugë të All-llahut.“ [Et-Teube:41] 
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Luftoni idhujtarët me pasuritë, vetët dhe gjuhët tuaja“ 
Dhe ai (Xhihadi) është detyrë mbi çdo musliman të mundshëm nëse pushohet një tokë prej tokave të muslimanëve. Në fillim e kanë për detyrë ata që janë më afër e kështu me radhë derisa të mposhtet e të largohet armiku.

 

47-Ç’është miqësia për besimtarët? 
PËRGJIGJE: Ajo është dashuria dhe përkrahja për besimtaret janë njësues. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Besimtarët dhe besimtaret janë Eulija (ndihmues, mbrojtës e miq) për njëri-tjetrin.“ [Et-Teube:71] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Besimtari për besimtarin është si një ndërtesë e vetme që mbajnë njëri-tjetri.“

 

48-A lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe përkrahja e tyre? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet miqësia me mosbesimtarët dhe as përkrahja e tyre sepse kjo është prej njollave të besimit. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe kush i miqëson ata (mosbesimtarë) prej jush,  ai është prej tyre.“ [El-Maide:51] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Bijtë e filan fisi nuk janë miq të mi.“ (Ngaqë ata ishin mosbesimtarë)

 

49-Kush është mik e i dashur? 
PËRGJIGJE: Mik është besimtari i devotshëm sunni-që ndjek rrugën e Pejagmberit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Nuk ka fare dyshim! Me të vërtetë për Eulijatë-miqtë e All-llahut, as frikë nuk do të ketë mbi ata, as nuk do të pikëllohen. 
Të cilët besuan dhe gjithnjë e patën frikë All-llahun.“ [Junus:62-63] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Miku im është All-llahu dhe besimtari i mirë.“

 

50-Përse e ka zbritur All-llahu Kur’anin? 
PËRGJIGJE: E ka zbritur All-llahu Kur’anin për ta lexuar atë,  për të menduar atë dhe për të punuar sipas tij. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Pasoni atë që iu është zbritur nga Zoti juaj dhe mos pasoni asnjë të dashur tjetër përveç All-llahut.“ [El-A’raf:3] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Lexojeni  Kur’anin dhe punoni me të, e mos hani me Kur’anin e as mos shtoni (pasurinë tuaj me të).”

 

51-A mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin? 
PËRGJIGJE: Nuk mund të mjaftohemi me Kur’anin pa Hadithin e të Dërguarit, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Ne të zbritëm ty Përkujtimin (hadithin, sunetin) ashtu që tua sqarosh njerëzve atë që u është zbritur atyre [Kur’anin].“ [En-Nahl:44] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Vërtet që mua më është dhënë Kur’ani dhe një tjetër me të si ai [Hadithi].“

 

52-A mund ta paraprijmë fjalën e ndokujt prej krijesave para Fjalës se All-llahut dhe të Dërguarit? 
PËRGJIGJE: Nuk lejohet të paraprijmë fjalën e askujt, kushdo qoftë ai, para Fjalës së All-llahut dhe të Dërguarit të Tij. 

Thotë All-llahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar! Mos vendosni (mos flisni) para se të vendosë All-llahu dhe i Dërguari i Tij.“ [El-Huxhura:1] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Nuk lejohet t’i bindesh krijesës nëse të urdhëron për atë që kundërshton Fjalën e Krijuesit, por bindja është në punë të mira.“

 

53-Ç’farë duhet të bëjmë nëse kundërshtohemi? 
PËRGJIGJE: Kthehemi tek libri Fisnik (Kur’ani) dhe te Suneti i saktë, sipas kuptimit të selefëve-të parëve të mirë të kësaj feje dhe duke u  këshilluar me dijetarët e vërtetë. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “E nëse kundërshtoheni në ndonjë gjë, atëherë kthejeni atë tek All-llahu [Libri i Tij] dhe te i Dërguari i Tij .“ [En-Nisa’:59]         
Thotë i Dërguari i All-llahut,  paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kam lënë në mesin tuaj dy gjëra me të cilat nuk do të humbni kurrë nëse kapeni pas tyre:Librin e All-llahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij.“

 

54-Ç’është bidati? 
PËRGJIGJE: Bidati është çdo gjë me të cilën adhurohet All-llahu pa pasur ndonjë argument në fe. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “A  kanë ata shok (idhuj) të cilët kanë themeluar e përcaktuar për ta ndonjë fe të cilën nuk e ka urdheruar e përcaktuar All-llahu.“ [Esh-Shura:21] 
Thotë i Dërguari i All-llahut,  paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush vjen me diçka të re në çështjen tonë,  e cila nuk është prej saj, ajo është e kthyer mbrapsht.“

 

55-A ka bidat të mirë në fe? 
PËRGJIGJE: Nuk ka  në fe bidat të mirë, por ato janë epshet dhe dëshirat e atyre që vijnë me to. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Këtë ditë Unë e përsosa për ju  fenë tuaj, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha  për ju Islamin si Fe.“ [El-Maide:3] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qoft mbi të: “Ruajuni punëve të shpikura (risive në Fe) sepse çdo punë e shpikur është bidat dhe  çdo bidat të çon në humbje.“

 

56-A ka në Islam hapje të një rruge të mirë? 
PËRGJIGJE: Po, siç është ai person që fillon i pari me një punë të mirë për të vazhduar e për të qenë shembull për të tjerët. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “O Zoti ynë!...Dhe na bëj prijës të Muttekinëve (të përkushtuarve në besimin e pastër Islam).“ [El-Furkan:74] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kush hap në Islam një rrugë të mirë do të ketë shpërblimin e asaj dhe e të gjithë atyre që do ta vazhdojnë pas tij.“

 

57- A i mjafton muslimanit rregullimi i vetes së tij? 
PËRGJIGJE: Duhet patjetër që të rregullojë veten dhe familjen e tij, si dhe sa të mundet prej njerëzve të tjerë. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar! Ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënd djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.“ 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “All-llahu i Lartësuar do ta pyesë çdo përgjegjës për atë që kishte në përgjegjësi, a e ruajti atë apo e humbi?

 

58-Kur triumfojnë muslimanët? 
Nëse ndihmojnë Fenë e All-llahut,  duke punuar sipas Librit të Zotit të tyre dhe sipas Rrugës së të Dërguarit të tyre. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “O ju që keni besuar! Nëse ju ndihmoni All-llahun, Ai do t’ju ndihmojë juve dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.“ [Muhammed:7] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Kur do të tregtoni me kamatë, ndiqni bishtat e lopëve e të kënaqeni me të mbjellat dhe do ta lini Luftën në Rrugë të All-llahut, atëherë All-llahu do të hedhë mbi ju një përulje e nënçmim të cilin nuk do ta heqë prej jush deri sa të ktheheni në Fenë tuaj.“

 

59-Si mund të shpëtojmë prej përçarjes e belasë? 
PËRGJIGJE: Shpëtimi është duke u kthyer tek Feja e vërtetë dhe e saktë sipas kuptimit të selfëve të mirë dhe duke lënë grindjet dhe mosmarrëveshjet. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin [Muhammedin alejhi selam] pasi t’i jetë treguar qartë atij Rruga e Drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur dhe do ta djegim atë në Zjarr. E  sa përfundim i keq është ai![ En-Nisa:115] 
Thotë i Dërguari i All-llahut, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “...E ai që do të jetojë prej jush do të shohë mosmarrëveshje të shumta. Kështu që kapuni pas Sunetit tim dhe Sunetit (rrugës) së prijësve të drejtë e të udhëzuar që do të jenë pas meje, shtrëngohuni pas tyre fort me dhëmballë!...“

 

60-Cila është detyra e muslimanëve sot? 
PËRGJIGJE: Kapja e të gjithëve për Litarin e All-llahut që të jenë një dorë e vetme. 
Thotë All-llahu i Lartësuar: “...Dhe kapuni që të gjithë për Litarin e All-llahut dhe mos u përçani” [Al-Imran:102] 
Thotë i Dërguari i All-llahut paqja dhe mëshira e All-llahut qofshin mbi të: “Shembulli i muslimanëve në dashurinë e tyre për njëri-tjetrin, mëshirën e tyre dhe butësinë e tyre ndaj njëri-tjetrit është sikur shembulli i një trupi të vetëm, nëse ankohet njëra prej gjymtyrëve të tij, atëherë i gjithë trupi ndjen dhembje e ethe.“ 
Vel-hamdu lilahi Rabil-alemin.


Video për ju
Shpërndajeni...
Pyetje - Përgjigje